Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Raushiq të Pejës ka arrestuar një person.
Sipas policisë, i njëjti ka hyrë në shtëpinë e fqinjit të tij, ku ka tentuar të kryej vjedhje dhe ka shkaktuar një zjarr brenda objektit, me ç‘rast ka pësuar lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Raushiq, Pejë, 06.04.2022 – 00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në shtëpinë e fqiut të tij ka depërtuar në brendi, ku ka tentuar të kryej vjedhje dhe ka shkaktuar një zjarr brenda objektit, me ç ‘rast ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline