×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Humbjet 161.7 milionë € për 7 muaj, Trusti del me sqarim

    FrontOnline
    12 Shtator 2022

    Portali Front Online ka raportuar javën e kaluar se investimet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) po përjetojnë periudhën më të keqe këtë vit.
    Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rënia e investimeve të këtij institucioni përgjatë periudhës janar-korrik 2022 ka arritur në 161.7 milionë euro.

    Por, sipas FKPK-së, këto nuk mund të cilësohen si humbje por rënie të vlerës së investimeve, raporton Front Online.

    Trusja nga Trusti/ 161. 6 milionë € humbje të kursimeve pensionale për 7 muaj

    Komunikata e plotë e FKPK-së:

    Për shkak të disa raportimeve këtyre ditëve për humbjet, Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës sqaron se lëvizjet e vlerës së investimeve të FKPK-së ndryshojnë përditshëm dhe si të tilla nuk mund të cilësohen si humbje por rënie të vlerës së investimeve. Njëherësh rëniet dhe ngritjet janë pjesë e natyrshme e tregjeve financiare sipas zhvillimeve aktuale në botën makrofinanciare dhe gjeopolitike. Këto rënie do të shndërrohen në humbje të realizuara vetëm nëse FKPK-ja i shet investimet dhe i tërheq mjetet, që do të rezultonte në pamundësi rikuperimi e ngritjeje në të ardhmen.

    Për t’i ilustruar më mirë lëvizjet periodike, duhet kujtuar se në vitin 2021 FKPK-ja kishte kthim bruto prej +227 milionë euro nga investimet. Gjithashtu aktualisht FKPK-ja ka një ngritje të çmimit të aksionit prej rreth 65% nga themelimi i institucionit, që dëshmon funksionin afatgjatë që e ka strategjia e investimeve.

    Sa i përket këtij viti (2022) performanca e periudhës janar-qershor është e pritshme, me ambientin aktual të luftës në Ukraine, krizës energjetike dhe inflacionit dyshifror. Përveç kësaj, pas 30 qershorit kemi pasur ngritje të vlerës së investimeve të FKPK-së, dhe deri në datën e fundit në dispozicion (31 gusht 2022), portofoli “Standard” ka pasur rikuperim prej +3%.

    Përkundër se kemi rënie të vlerës sivjet, investimet e FKPK-së ranë dukshëm më pak sesa vlera e indekseve kryesore botërore. Për krahasim, deri më 31 gusht 2022, çmimi i aksionit të FKPK-së u zhvlerësua për -4.5%, kurse indeksi i MSCI World ra me -16%, ai i S&P500 me -18% dhe STOXX 600 me -15%.

    Këto argumente janë për të qartësuar se për kontribuuesin është e rëndësishme që të analizohet gjendja e llogarisë së kursimeve pensionale nga fillimi e deri në datën aktuale, e jo vetëm për një vit kalendarik – pasi edhe institucioni investon me synime afatgjata.

    Efektin e plotë të investimeve një kontribuues në FKPK e realizon drejtpërdrejt vetëm kur pensionohet. Pikërisht që mos të ketë dëmtim të interesit të kontribuuesve afër pensionimit, Bordi Drejtues i FKPK-së e ka plasuar portofolin investues Konservativ, që mbron në maksimum mjetet e akumuluara të kontribuuesve të moshës 63.5 vjeçare e lart. Të njëjtëve iu investohen mjetet vetëm në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës, që kanë interes të paracaktuar. Për këtë vit ky portofol (Konservativ) kishte kthim pozitiv nga investimet prej +1.8%.

    Bordi Drejtues gjatë vitit 2022 ka bërë maksimumin e mundshëm, duke i lëvizur mjetet në pozitën më mbrojtëse dhe plasuar shumicën e mjeteve në instrumente me rrezik shumë të ulët. Aktualisht rreth 46% e të gjitha mjeteve (ose mbi 1 miliard euro) janë të investuara në tregun e parasë së gatshme, depozitat bankare në Kosovë dhe letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës.

    Me këtë rast, duam t’i sigurojmë kontribuuesit se në afatgjatë investimet e tyre janë duke u bërë në mënyrën më të kujdesshme dhe gjithnjë bazuar në parimet e Ligjin mbi Fondet Pensionale. Kjo vërtetohet me perfomancën pozitive në afatgjatë, që secili kontribuues mund ta verifikojë përmes llogarisë personale.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Izraeli dhe Hamasi, kanë arritur marrëveshje armëpushimi, pas konfliktit 15 muajsh me dhjetëra mijëra viktima që tronditi...
    Lajme15 Janar 2025
    Ish kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka kritikuar ata që dolën kundër aksionit të policisë, për t’i mbyllur institucionet paralele serbe në...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka shprehur mbështetje për Taulant Haxhiun, njëri ndër afaristët më të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video nga tubimi në Klinë, ku shihet pjesëmarrja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Prof. Dr. Artan Nimani, ka marrë mbështetje të fuqishme nga miqtë dhe...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një avion stërvitor i sigurisë iraniane është rrëzuar në pjesën veriore të vendit dhe për pasojë tre persona humbën jetën. Ngjarja ndodhi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.