×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj thotë se PDK-ja duhet ta propozojë presidentin

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2020

    Enver Hoxhaj i ka dhënë sonte më shumë qartësi pozicionit të PDK-së rreth përfshirjes në qeveri ose jo.

    “S’kemi vullnet e as dëshirë që të jemi pjesë e qeverisë, por janë disa tema të karakterit nacional dhe PDK-ja nuk është opozitë ndaj shtetit. Kauza jonë është që t’ju shërbejmë dhe ndihmojmë qytetarëve dhe ta ndihmojmë vendin”, ka thënë Hoxhaj në emisionin “Debat” të RTK-së.

    Sipas tij, PDK-ja aktualisht i është kthyer bazës, duke takuar njerëz në terren me të cilët kanë folur për goditjet e fundit që ka marrë kjo parti pas akuzave nga Gjykata Speciale.

    “Ka një solidaritet, ka një unitet dhe vendosmëri në PDK. Ne jemi parti e ndërtuar në ide e ideale, siç është shteti, pavarësisë, çlirimi dhe ne nuk do të heqim dorë”.

    Duke folur për zgjedhjen e presidentit të ri, Hoxhaj ka thënë se Gjykata Speciale e ka ndërprerë dhunshëm mandatin e presidentit Thaçit.

    “Nëse dikush dëshiron t’i ketë votat e PDK-së për ta zgjedhur presidentin, mendojmë që duhet llogarisin që kandidati duhet të jetë i propzuar nga PDK dhe këtë ua kemi bërë të qartë të gjithëve. Pra ne nuk kemi vota për kandidatët nga koalicioni qeverisës”, ka thënë Hoxhaj.

    Mirëpo, ai ka shtuar se PDK-ja është e gatshme të bisedojë për presidentin me të gjithë.

    Hoxhaj tutje ka shtuar se nuk pret të jetë kandidat për president.

    “S’e kam pritur dhe nuk kam qenë i përgatitur për pozitën që e kam në PDK tash. Por e kam pranuar më shumë shoqërisht, si propozim i Kadri Veselit, mikut tim. Më së pakti kam dashur unë, të tjerët kanë dashur dhe asnjëherë nuk do të jem kandidat për president”, ka thënë Hoxhaj.

    UD i kryetarit të PDK-së tha se kjo parti dëshiron që sivjet të zgjedhet presidenti.

    “Por debati është se çfarë presidenti i duhet Kosovës në këtë kohë të goditjes nga Gjykata Speciale. Cili duhet të jetë profili i personit që duhet të jetë në krye të shtetit. Kjo është tema kryesore dhe ne si PDK kemi vullnet të ulemi e të bisedojmë më të gjithë që t’i japim drejtim kësaj teme. Kjo nuk nënkupton që të hyjmë në qeveri. Nuk kemi ofertë nga LDK që të hyjmë në qeveri. Nuk është temë në PDK që të hyjmë në qeveri”, ka thënë Hoxhaj.

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka takuar Sekretarin e Shtetit të Polonisë për Bujqësi, Michal Kolodziejczakun. Peci tha se me Kolodziejczakun shqyrtuan...
    Lajme07 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, thotë se me shqetësim të thellë po i përcjellë raportimet e Kiks Kosova për shpërndarjen e numrit...
    Lajme07 Maj 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet fillimisht të ketë rrebeshe të izoluara, kryesisht...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.