Kandidati për deputet dhe ish-shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, përmes një video në Facebook, ka thënë se PDK garanton parneritet të ri me SHBA-në dhe Evropën për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Sipas tij, për ta arritur këtë Kosovës i duhet ta ndjekë një dialog strategjik me SHBA-në duke nënshkruar një Plan të Veprimit për ta anëtarësuar Kosovën në NATO.