
Ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës nga okupatori serb, përmes një fotografie të shkrepur më 12 qershor të vitit 1999.
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shpërndarë fotografinë e një plaku, në të cilën shihet gëzimi i tij me hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë.
Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:
Kështu të gëzuar pafundësisht ishim të gjithë ne para 21 vitesh kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë dhe larguan përfundimisht forcat okupatore serbe nga Kosova! Kështu të ekzaltuar dhe falenderues ishim e jemi të gjithë ne për përfundimin e një lufte që kishte shumë viktima, ku armiku që kishim përballë nuk zgjodhi mjete për të zhdukur qenien shqiptare në Kosovë. Fatmirësisht, falë djemve e vajzave tona më të mira dhe miqve tanë ndërkombëtarë Kosova u çlirua dhe sot këto pamje mbesin pjesë e një historie që nuk duhet harruar. Sot Kosova ka një të ardhme në gjirin e familjes së popujve të përparuar! Gëzuar 21 vjetori i çlirimit! Kurrë mos u përsëritshin luftërat! Lavdi të gjithë dëshmorëve e martirëve të rënë! Faleminderit që bëtë të mundur lirinë e Kosovës!