×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Hoxha: Mosngritja e aktakuzave, stagnon proceset e rëndësishme në vend

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Prokuroria Speciale e Kosovës këtë vit nuk ka ngritur asnjë aktakuzë për zyrtarët e profilit të lartë.

    Anipse korrupsioni është një ndër kriteret e mbetura për liberalizim vizash, këtë vit nuk po shihet progres në këtë drejtim.

    Kështu po pohojnë monitoruesit e sistemit gjyqësor në vend, teksa shtojnë që me këto veprime, Prokuroria Speciale vetëm se po vazhdon me avazin e vjetër.

    Rreze Hoxha, monitoruese në Grupin për Studime Juridike dhe Politike/Drejtësia Sot, ka thënë për Front Online se ky proces po shtyhet pikërisht me arsyetimin për mungesën e dënime të plotfuqishme ndaj figurave të larta.

    “Çështja e liberalizimit të vizave ka mbetur pezull edhe për arsyen që nuk kemi dënime të figurave të larta të cilët dyshohen se janë figura korruptive në sistemin tonë, gjë që ndikon direkt në proceset integruese evropiane për Kosovën, por edhe tek procesi i liberalizimit të vizave.  Kjo është dëshmuar viteve të fundit sepse ky proces veçse po shtyhet pa arsye konkrete ndërsa si arsyetim ashtu kështu po përdoret mungesa e dënimeve të plotfuqishme ndaj figurave të larta korruptive të vendit”, ka thënë ajo.

    Hoxha theksoi se mungesë të ngritjes së aktakuzave për korrupsion për profilet e larta ka pasur edhe gjatë viteve të kaluara.

    “Drejtësia sot më shumë se një vit po e monitoron sistemin gjyqësor të Kosovës dhe atë prokurorial dhe ajo çfarë mund të vërehet është që ka numër shumë të vogël të aktakuzave të ngritura ndaj profileve të larta për të mos thënë asnjë. Kjo ngaqë disa aktakuza janë ngritur mirëpo kryesisht vlerësohen që janë rast të cilat edhe do të dështojnë gjatë rrugëtimit të tyre”, ka deklaruar ajo.

    Në ndërkohë sipas një udhëzimi të publikuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, tek zyrtarët e profilit të lartë për vepra korruptive hyjnë, presidenti, kryetari i Kuvendit bashkë me deputetët, kryeministri dhe vartësitë e tij, kryetarët e komunave, gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, kryeprokurori i shtetit dhe kryeprokurorët.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin me rastin e ditëlindjen së tij. Përmes një...
    Lajme31 Maj 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur para seancës së 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Haradinaj shkurtimisht tha se “nuk...
    Lajme31 Maj 2025
    Deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku, ka thënë se partia e saj konsideron që në këto momente, Kuvendit të Kosovës në krye i...
    Të tjera
    Kronika31 Maj 2025
    Një burrë është arrestuar në fshatin Lluzhan të Podujevës, pasi më 28 maj kishte vjedhur gjëra në një market me vlerë 75...
    Lajme31 Maj 2025
    Ujësjellësi i Prishtinës ka njoftuar se sot do të mbesin pa ujë pesë lagje të Prishtinës për shkak të disa punimeve. Nga...
    Kronika31 Maj 2025
    Në Ferizaj janë arrestuar dy motra, pasi të njëjta janë fjalosur mes vete dhe më pas kanë sulmuar njëra – tjetrën. Policia...
    Kronika31 Maj 2025
    Policia e Kosovës njofton se të premten më datë 30 maj, në Vërmicë kishin kishin gjetur dhe konfiskuar 21 sfera metalike nga...
    Kronika31 Maj 2025
    Një vajzë është raportuar e zhdukur në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë. Babai i saj në polici ka raportuar se vajza...
    Kronika31 Maj 2025
    Pasditen e 30 majit, në Prishtinë ndodhi një ngjarje jo fort e zakonshme. Një burrë ka shtënë me armë zjarri në drejtim...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.