×
  • Lajme
  • Lajme

    Hotit i jepet 10 ditë afat për të raportuar për Asociacionin dhe Vettingun

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Komisioni për Legjislacion ka ftuar kryeministrin Avdullah Hoti për raportim në lidhje me “zotimin” e tij për themelimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë, si dhe procesin e vettingut në drejtësi. Kreut të qeverisë iu ‘vendos afati’ prej 10 ditësh që t’i përgjigjet pozitivisht komisionit.

    Iniciuesi i kërkesës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi tha se kryeministri duhet të sqarojë si do të themelojë asociacionin, i cili është në kundërshtim në 23 nene me Kushtetutën e Kosovës.

    “Konsideroj që është shumë e rëndësishme që kryeministri Hoti të vijë për të raportuar mbi deklaratat e tij publike rreth implementimit të idesë së asociacionit të komunave serbe, sidomos pasi kemi të bëjmë edhe me një vendim të Gjykatës Kushtetuese në të cilën shumë nene të saj të karakterit ekzekutivi i ka shpallur kundërkushtetuese. Është e rëndësishme të vijë këtu dhe t’i jep përgjigjet rreth paqartësive tona si komision në lidhje me zotimin për implementimin e projektit të asociacionit. Pra si e ka menduar, çfarë modeli është në pyetje, pse po insiston me shty përpara një projekt që tashmë shumë subjekte kanë dilemat e tyre”, tha ai.

    Për këtë çështje u pajtua edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, por me kërkesë të tij u përfshi edhe raportimi për procesin e vettingut.

    “Sot, zotëri Hoti është kryeministër i Kosovës dhe mua më intereson qasja e tij, drejtimi që do t’i jep këtij procesi të rëndësishme për sistemin tonë të drejtësisë. Perspektiva e tij, angazhimi i tij. A ka marrë ndonjë hap deri më tani, nëse jo, cila është agjenda sa i përket vettingut, kë e ka partner në këtë proces”, tha ai.

    Por këtë kërkesë e cilësoi si të pabazuar kryetari i komisionit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj.

    “Sa i përket marrëveshjes për asociacionit, mendoj që kërkesa është e pabazuar dhe si e tillë që është parashtruar, nuk qëndron. Kryeministri ka deklaruar se nuk e diskutojnë për asociacionin dhe nëse kjo çështje parashtrohet do të bëhet vetëm në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha ai.

    Ndaj Manajt ka reaguar deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi e cila tha se është praktikë që kryeministri dhe qeveria të raportojnë në Kuvend sa herë që kjo iu kërkohet atyre.

    “Ju po bini në kundërshtim me atë çfarë thatë më herët, do të thotë nëse iu pëlqen tema e thërrasim kryeministrin. E nëse nuk iu pëlqen tema, nuk e thërrasim kryeministrin. Ne jemi republikë parlamentare, kryeministri dhe qeveria duhet të raportojnë sa herë që i thërrasim për temat që i vlerësojnë deputetët”, tha Kadaj-Bujupi.

    Në mbledhjen e sotme, komisioni nuk arriti të kalojë në parim projekt-kodin civil për shkak të vërejtjes së deputetëve. Edhe projektligji për tokën ndërtimore nuk kaloi për të njëjtën arsye. Për këtë çështje u kërkua raportimi i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) e ka cilësuar si një tronditje vendimin e djeshëm të Rektoratit dhe Këshillit të...
    Lajme24 Prill 2024
    Freedom House ka publikuar raportin vjetor për Kosovën. Në raportin e sapo publikuar, Kosova ka marrë 38 pikë nga gjithsej 100, duke...
    Lajme24 Prill 2024
    Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën planin për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor, në vlerë prej 6 miliardë eurosh, në seancën...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se brenda dy ditëve Qeveria Kurti është kritikuar rëndë në...
    Lajme24 Prill 2024
    Komuna e Prishtinës ka marrë vendim sot për anulimin e orarit të barnatoreve në kryeqytet. Kështu ka bërë të ditur shefi i...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë Qeveria Kurti duhet të marrë parasysh Raportin e DASh-it për Kosovën që është dalë dhe...
    Lajme24 Prill 2024
    Bashkimi Evropian i është afruar heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës, të vendosura para një viti nga ana e Komisionit Evropian, si...
    Lajme24 Prill 2024
    Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar shpenzimet tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend. Prej partive kryesore në...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga projekti për ndërtimin e tunelit “Agim Ramadani”, për të cilin ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.