×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Hoti: Vjedhja e Thesarit është rast kriminal, mos e lidhni me këtë qeveri

    FrontOnline
    15 Janar 2021

    Kryeministri më detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet pyetur rreth procesit të hetimeve për vjedhjen e Thesarit të Shtetit muaj më parë. Hoti ka thënë se vjedhja që ka ndodhur nuk duhet të lidhet me këtë qeveri meqë sipas tij, është rast kriminal dhe organet e drejtësisë do t’i shkojnë deri në fund zbardhjes së tij.

    Hoti ka thënë se Prokuroria Speciale po merret me rastin e ndodhur në muajin tetor të vitit të kaluar, ku u zhdukën 2 milionë e 77 mijë euro nga Thesari i Shtetit.

    “Po bëhet shumë zhurmë pa të drejtë dhe po adresoni këtë pyetje në vendin e gabuar, ne nuk hetojmë, ne jemi qeveri, ne jemi ekzekutiv, hetimet i kryen prokuroria dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke punuar me intensitet të plotë në këtë rast.

    Në një konferencë për media, Hoti ka thënë se Qeveria nuk është që kryen hetimet veçse çdo gjë që kërkohet nga Prokuroria është në dispozicion.

    “Mos e lidhni këtë çështje me këtë Qeveri, është një rast kriminal që ka ndodhur në buxhet të Kosovës dhe jemi duke i shkruar deri ën fund por nuk më takon mua, sepse nuk i di, dhe nuk më takon të flas në detaje për hetimet e këtij procesi”, tha Hoti.

    E ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se rasti hetimet nuk do të ndalen derisa të zbardhet rasti.

    “Është Prokuroria Speciale që po merret me rastin, më besoni që në baza ditore ne si Ministri e Financave përmes Thesarit po i ushqejmë ata me të gjitha informacionet, tani hetimet janë në një fazë të avancuar por siç e tha kryeministri kemi kërkesë edhe nga Prokuroria që mos të japim detaje sepse po dëmtohet rasti në këtë fazë të hetimeve. Është një numër i madh i zyrtarëve dhe specialistëve në të gjitha institucionet që merren me këtë rast dhe ky rast nuk do të ketë të ndalur derisa nuk do të kthehen në Thesar dhe gjithsecili që është i përfshirë në këtë skenë të marrë dënimin e merituar”, ka thënë Bajrami.

    Në tetor të vitit 2020, brenda disa orësh është arritur që zhduken mbi 2 milionë euro nga thesari i Shtetit.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në...
    Lajme11 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani në një intervistë për “Info Magazine”, tha se kërkesën e dislokimit të FSK-së në veri të Kosovës...
    Lajme11 Janar 2025
    Partia e serbëve të Kosovës, por që funksionon nën direktiva të Beogradit zyrtar, Lista Serbe, e ka nisur fushatën zgjedhore nga Ranillugu....
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në...
    Lajme11 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani në një intervistë për “Info Magazine”, tha se kërkesën e dislokimit të FSK-së në veri të Kosovës...
    Lajme11 Janar 2025
    Partia e serbëve të Kosovës, por që funksionon nën direktiva të Beogradit zyrtar, Lista Serbe, e ka nisur fushatën zgjedhore nga Ranillugu....
    Lajme11 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani në një intervistë ekskluzive për “Info Magazine”, tha se KFOR-i ka ofruar mbështetjen e nevojshme në sulmin...
    Vip11 Janar 2025
    Gjatë ditës së sotme, Driloni ka folur me Sarën rreth Prime-it të mbrëmshëm. Ai e këshillonte për disa fjalë seksiste që u...
    Vip11 Janar 2025
    Finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova po afron. Më 24 janar rrugëtimi plot emocione do të marr fund....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.