Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se u është mirënjohës gjithë profesionistëve shëndetësorë, policëve e inspektorëve, për kontributin e jashtëzakonshëm që po japin në përballje me pandeminë COVID-19.
Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se edhe pas pothuajse 6 muajsh punë, duke e rrezikuar shëndetin e tyre, ata vazhdojnë të besojnë dhe t’i shtojnë përpjekjet për t’u dalë në ndihmë të sëmurëve.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Humanizmit, u jemi mirënjohës të gjithë profesionistëve shëndetësorë, policëve e inspektorëve, për kontributin e jashtëzakonshëm që po japin në përballje me pandeminë Covid-19. Edhe pas pothuajse 6 muajsh punë, duke e rrezikuar shëndetin e tyre, ata vazhdojnë të besojnë dhe t’i shtojnë përpjekjet për t’u dalë në ndihmë të sëmurëve”, shkruan Hoti.