×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Sonte vendoset gurthemeli i radhës në rrugën euroatlantike të Kosovës

    FrontOnline
    05 Janar 2021

    Kryeministri Avdullah Hoti tha sonte se dërgimi i Kontingjentit të FSK-së në Ajowa është konfirmim i rrugëtimit euroatlantik të Kosovës.

    Këto komente Hoti i bëri gjatë seancës së jashtëzakonshme që po mbahet për miratimin e propozim-vendimit të Qeverisë të Kosovës për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, ku tha se përmes këtij misioni konfirmohet edhe besimi i partnerëve ndërkombëtarë ndaj Kosovës.

    Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale dhe ligjore për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të gardës kombëtare të Ajoas, në misionin paqeruajtës me qëllim të sigurimit të stabilitetit rajonal në regjionin e komandës qendrore amerikane.

    Kjo mundësi që na jepet konfirmon besimin e partnerëve tanë strategjikë për rolin e Kosovës jo vetëm në sigurinë rajonale por edhe në sigurinë ndërkombëtare. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të dërguar kontingjentin e FSK-së jashtë vendit tregon se Kosova mbetet e përkushtuar ta rrisë bashkëpunimin me SHBA-të dhe vendet aleate. Këtë mision duhet ta konceptojmë, jo vetëm si një detyrë në kuadër të marrëdhënieve tona ndërkombëtarë, por si një konfirmim të rrugëtimit tonë euroatlantik. Me këtë vendim sonte vendoset gurthemeli i radhës në rrugën tonë të integrimit euroatlantik të shtetit të Kosovës”, tha Hoti.

    Tutje, kreu i ekzekutivit para deputetëve tha se duke u votuar ky propozim i Qeverisë së Kosovës do të bëhet realitet ëndrra e kahershme e brezave të tërë në Kosovë.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.