
Mandatari për kryeministër i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy minatorëve në Artanë.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se të gjithë janë të tronditur nga lajmi i kobshëm i shuarjes së jetës së dy bashkëqytetarëve tanë, Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifaj, si pasojë e shembjes së dheut në minierën e Artanës.
“Sot, një inxhinier dhe një xehetar yni, në vendin e punës, u shndërruan në shembull flijimi për të mirën e vendit. Në këto çaste dhembjeje e trishtimi, shpirtërisht dhe në lutje jemi me familjet e të ndjerëve! Zoti i bekoftë Idriz Gërbeshin dhe Haki Arifajn! Zoti i bekoftë familjet e tyre!”, ka shkruar Hoti.