Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur edhe njëherë rreth vendimit të sotëm për ndarjen e 222 milionë eurove për të menaxhuar me pandeminë.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se rimëkëmbja arrihet duke iu ndihmuar bizneseve të qëndrojnë në treg dhe mbajnë punëtorët në punë.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Rimekembja arrihet duke iu ndihmuar bizneseve te qendrojne ne treg dhe mbajne punetoret ne pune. Rimekembja arrihet duke iu ndihmuar familjeve ne nevoje, siç jane ato ne kushte me te renda sociale, permes dyfishimit te asistences sociale dhe rritjes se pensioneve.
Sot kemi miratuar vendimin per 222 mil euro per biznese dhe per familje, si dhe per komuna, per arsim e per shendetesi per te menaxhuar me pandemine./FrontOnline/