×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti priti në takim ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga Koordinatori Shtetëror për Dialog, Skënder Hyseni, ka pritur sot në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it, bashkë me Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Prishtinë, z. Tomas Szunyog, me të cilët ka biseduar rreth aktualitetit politik dhe ekonomik në vend, si dhe për luftën kundër COVID-19.

    Kryeministri Hoti, i njoftoi të pranishmit për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, ku theksoi se ky proces duhet të përmbyllet me marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, që përfundon me njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve. Po ashtu, i njoftoi edhe për nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, e cila ndodhi më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, ku e cilësoi atë si një marrëveshje historike dhe me rezultate konkrete.

    Më tej, kryeministri Hoti, iu bëri të ditur ambasadorëve masat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës në luftën kundër pandemisë COVID-19, si dhe përkushtimin për gjendjen ekonomike, ku tha se Ligji për rimëkëmbje ekonomike mbetet të votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilin e konsideroi si kontributin më të madh që do t’i bëhej qytetarëve dhe bizneseve në vend.

    Kryeministri Hoti, me këtë rast, ka vlerësuar maksimalisht rolin e shteteve të QUINT-it dhe të BE-së, për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë shtetit të Kosovës, në të gjitha fazat e zhvillimit dhe të shtetndërtimit.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Gusht 2025
    Gjilani u trondit rëndë sot nga një krim i trefishtë që ndodhi në mesditë, rreth orës 12:32, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Si...
    Lajme10 Gusht 2025
    Gara tradicionale e kërcimeve nga Ura e Fshajt mbi Drinin e Bardhë, mblodhi sot shumë njerëz nga rajoni i Dukagjinit e më...
    Lajme10 Gusht 2025
    Kreu i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka reaguar për zjarret që kanë shpërthyer në fshatin Kqiq. Hamza ka thënë se tashmë...
    Të tjera
    Lajme10 Gusht 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që të kapen sa më shpejtë autorët e tri vrasjeve në Gjilan, duke shtuar...
    Lajme10 Gusht 2025
    Avokati Arianit Koci ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë kalimit të kufirit me Serbinë. Ai thotë se “çdo udhëtar që...
    Lajme10 Gusht 2025
    Prej 40 deri në 50 minuta janë pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje. Pritje nga...
    Lajme10 Gusht 2025
    Fotografi i njohur kosovar, Arben Llapashtica, i cili ka një karrierë tepër të gjatë si fotograf profesionist, ka treguar se si disa...
    Lajme10 Gusht 2025
    Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar për ngjarjet e sotme që kanë ndodhur në vend, përfshirë edhe konferencën e ministres në detyrë...
    Lajme10 Gusht 2025
    Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, thotë se dy nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gjilan, Mefail dhe Edonis...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.