×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti në dialog pa konsensus të brendshëm

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Debati i së enjtes në Kuvend ka përfunduar pa ndonjë dokument të miratuar rreth dialogut.

    Partia Demokratike e Kosovës e ka tërhequr propozim-rezolutën e saj, derisa ajo të cilën e ka propozuar Lëvizje Vetëvendosje nuk ka kaluar. Ndërkohë, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka tërhequr vërejtjen se në Kuvend nuk ka ardhur asnjë platformë për dialogun.

    Në prag të “samitit virtual” në Paris, të premten, që dy ditë më vonë pasohet nga rifillimi i dialogut në Bruksel, kryeministri Hoti ka bërë të ditur më herët se udhërrëfyes në dialog do ta ketë platformën e cila ishte prezantuar vetëm gojarisht në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe në Kuvend. Në raportimin para Kuvendit, Hoti ka përsëritur “vijat e kuqe”.

    E LVV-ja e ka paraqitur projekt-rezolutën e saj, por ajo nuk ka kaluar. 31 deputetë kanë votuar për të, e 60 kundër.

    Ndërkohë, PDK-ja e ka tërhequr projekt-rezolutën e partisë së tij.

    “Arsyeja ishte për takimin në Washington. Ai takim është anuluar dhe nuk është ripërcaktuar të mbahet. Kemi potencialisht edhe një ndryshim të çasjes apo një nivel të përfshirjes së tjetër sa i përket SHBA-së, gjë që do të ndikonte drejtpërdrejt në potencialin e diaologut mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Memli Krasniqi nga kjo parti./koha.net/

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave, ka gjithsej 581 mijë e 95 banesa. Nga to 356 mijë e 959 janë të banuara...
    Lajme12 Korrik 2025
    Florian Dushi, nënkryetar i Prishtinës, ka thënë se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme ndaj Muratit, nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje. “Postimi është i...
    Lajme12 Korrik 2025
    Mot më i nxehtë po parashihet të mbretëroj në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C....
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Në këtë ndërtesë moderne, përuruar me bujë në vitin 2014 si simbol i fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,  mungon ajo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në Ferizaj ka arrestuar katër persona, pasi që të njëjti janë përfshirë në një...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Franca njoftoi të shtunën një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re, në të cilën territori i huaj, i tronditur nga dhuna vdekjeprurëse...
    Lajme12 Korrik 2025
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar sot një tjetër përditësim lidhur me punimet në ndërtimin e urës së re në Kosovë....
    Lajme12 Korrik 2025
    Sot, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i hodhi poshtë deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që Beogradi ka kërcënuar me përshkallëzim konflikti...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.