×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Kosova i ka vendosur parimet në dialog me Serbinë, s’do të ketë lëvizje

    FrontOnline
    14 Janar 2021

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në raport me dialogun me Serbinë po thuhen gjëra të pavërteta.

    Hoti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka treguar edhe njëherë qasjen e tij dhe të Qeverisë karshi kësaj çështje.

    Ai, ka treguar parimet me të cilat Kosova ka hyrë në dialog me Serbinë.

    Postimi i tij i plotë:

    Lidhur me qasjen time dhe të Qeverisë e Republikës së Kosovës në raport me procesin e dialogut po thuhen gjëra të pavërteta, prandaj dua të sqaroj:

    Ne kemi hyrë në dialog me Serbinë mbi parime të qarta:

    – Udhërrëfyes ka qenë dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës.

    – Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.

    – Organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket.

    – Nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive.

    – Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.

    Këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët tanë. Nuk do të ketë lëvizje nga këto parime.

    https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3990753654319292

     

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Financave ka organizuar pritje për të rinjtë që kanë qenë përfitues nga skema e kuponëve nga Agjencia e Punësimit e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të premten u konstituua Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të enjten ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ që përcakton rregullat për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit –...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Xhudistët nga Kosova, Akil Gjakova dhe Dardan Cena kanë qenë të pafat në garat e Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb...
    Lajme26 Prill 2024
    Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet, për shkak të parregullsive të evidentuara gjatë procesit të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Gjatë protestës së sotme, Rithemelimi ka hedhur sërish molotov në derën e bashkisë së Tiranës. Pas hedhjes së molotëve, kanë ndërhyrë efektivët...
    Lajme26 Prill 2024
    Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është pajisur me aparaturën SPECT/CT/PET. Në gjithë rajonin, Kosova do të jetë...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar në Shtime ku ka thënë se ka takuar disa biznese në të...
    Lajme26 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se vrasjet e pasluftës janë përdorur me qëllim për të njollosur UÇK-në. Haliti në emisionin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.