×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti kërkon kujdes e solidaritet për të evituar mbylljen totale

    FrontOnline
    18 Tetor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti shkruan se duhet kujdes maksimal për ta përballur valën e dytë të Covid-19.

    Hoti thotë se Evropa veçse po përballet nga vala e dytë, ai kërkon kujdes e solidaritet në Kosovë për të evituar mbylljen totale.

    Kryeministri thotë se kapacitetet testuese janë rritur në Kosovë, ai poashtu tregon disa masa që janë ndërmarrë deri tani.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Kujdes maksimal për ta përballuar valën e dytë të covid-19Evropa tanimë është përfshirë nga vala e dytë e pandemisë nga covid-19. Në Kosovë, shifrat e të prekurve nga dje janë bërë dyshifrore, ndërkaq numri i të prekurve brenda 24 orëve është dyfish më i lartë se numri i të shëruarve.

    Institucionet tona po bëjnë të gjitha veprimet e nevojshme, por na duhet kujdes maksimal dhe solidaritet i plotë për të evituar mbylljen totale:
    1. SHSKUK ka planin për aktivizim të shtretërve shtesë në Prishtinë dhe në spitale regjionale, si dhe është bërë plani për ri-shpërndarjen e stafit mjekësor sipas nevojës.
    2. Janë rritur kapacitetet testuese, duke mundësuar që pothuajse të gjithë ata që kanë nevojë për testim të testohen brenda ditës, dhe testimi së shpejti do të decentralizohet në regjione.
    3. IKSHPK ka ngritur struktura rajonale të inteligjencës për të identifikuar vatrat infektive.
    4. Në shkolla ka kontroll të shtuar.
    5. Po rishikohen lista e vendeve me rrezik për të ndaluar udhëtimin nga ato vende, gjithmonë duke u bazuar në protokollet përkatëse.
    6. Janë aktivizuar inspektoratet përkatëse për të mbikëqyrë zbatimin e masave.
    7. Në baza të rregullta javore po koordinohemi me partnerët ndërkombëtarë që janë duke na mbështetur në përballimin e situatës.
    Por, na duhet të tregojmë kujdes maksimal në punë, në shkollë, në biznes, në rrugë dhe në çdo aktivitet ku ka grumbullim të njerëzve. Duhet të kemi mirëkuptim për të evituar të gjitha tubimet publike të çfarëdo natyre, ashtu siç rekomandohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas ndalimit të Nol Nushit, Sekretarit të Përgjithshëm të PSD-së, nga policia në kufirin Kosovë...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Italisë në Kosovë e ka mbështetur deklaratën e Bashkimit Evropian për mbylljen e strukturave paralele sot ku e ka quajtur,...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar lidhur me aksionin e sotëm për mbylljen e strukturave paralele serbe. Në reagimin...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Garën nga sfida e “Retro House” e nisën edhe Drenusha dhe Xuxi brenda shtëpisë së BBVK3. Ata nisën me hedhjen e topave...
    Lajme15 Janar 2025
    Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Cahit Irican, e ka kryesuar përfundimin e transferimit të kontingjentit armen në Shtabin e KFOR-it në Camp...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë Vinex në Viti, ku ka thënë se gjithçka do të vihet...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Izraeli dhe Hamas kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Kështu pohon një burim i informuar...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një 57-vjeçar në Tiranë dyshohet se ka rënë nga lartësia e një ndërtese në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Policia ka bërë të...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Në prag të inaugurimit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kryeministri Edi Rama i dhuroi statusin e investitorit strategjik kompanisë së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.