×
  • Lajme
  • Lajme

    “Hoti, i cunguar në procesin e dialogut”

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Nisja e fazës së re të negociatave është pritur me entuziazëm në Bruksel. Megjithëkëtë, në Prishtinë kanë shprehur skepticizëm për një marrëveshje që mund të prodhohet pa pasur së paku dy zhvillime: Në Kosovë ristrukturim i skenës politike, meqë presidenti ndodhet në mesin e të akuzuarve për krime lufte e Qeveria Hoti nuk ka shumicë të konsoliduar në Kuvend; e në rrafshin ndërkombëtar harmonizim qëndrimesh në boshtin Bruksel-Uashington, qendra këto që nuk kanë shprehur qëndrim të njëjtë as për formën se si duhet të ecin negociatat e as për vetë organikën e një marrëveshjeje potenciale.

    Naim Rashiti është drejtor ekzekutiv i Grupit për hulumtimin e politikave të Ballkanit. Ai ka thënë për KOHËN se me këtë ambient politik çfarë është në Kosovë, Hoti nuk mund të ofrojë garanci në Bruksel se marrëveshja që mund ta firmosë, do të ratifikohet në Kuvend.“Kryeministri do të jetë i cunguar në procesin e dialogut”, thotë Rashiti. “Kur t’i vijë koha bërjes reale të negociatave, diskutimit të marrëveshjeve me Serbinë dhe modaliteteve të marrëveshjes, kryeministrit Hoti do t’i duhet një marrëveshje shumë më e fuqishme politike në Kosovë”.

    Rashiti tek argumenton se kësaj here pritjet janë më të vogla, e tregon kontekstin në të cilin ishte mbërritur marrëveshja e 2013-s, deri atëherë e paimagjinueshme për t’u realizuar mes të dyja vendeve.Ka përmendur tre faktorë determinues, për të cilët thotë se kishin bërë që marrëveshja të mbërrihej: BE-ja dhe SHBA-ja kishin qenë të koordinuara në çdo aspekt që lidhej me dialogun dhe vetë përfaqësuesi i SHBA-së ishte gjithmonë në takimet që i lehtësonte BE-ja; Serbia ka qenë shumë më e dobët, e në anën tjetër kërkonte me ngulm hapjen e negociatave me BE-në; Kosova ndihej stabile dhe konfidente në procesin e shtetndërtimit, pas përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur.“Tani në 2020 asnjërën nuk i kemi”, thotë Rashiti.

    “E kemi një marrëdhënie të copëtuar SHBA-BE, e cila vetëm në një moment të ri politik do të mund t’i kthehen bashkërendimit; e kemi një Serbi shumë të fuqishme dhe arrogante për të cilën Vuçiqi pas fitores i ka rritur apetitet dhe e ka rritur gamën e lojërave të politikës ndërkombëtare; dhe e kemi një Kosovë tmerrësisht të dobësuar për shkak të skenës politike, e cila këto vite nuk ka arritur ta avancojë procesin e shtetndërtimit dhe aq më shumë i kemi Dhomat e Specializuara, Zyrën e Prokurorit të Specializuar, e cila po të fillojë me aktakuza, do ta dërrmojë Kosovën për nja 10-15 vjet; dhe BE-ja ende nuk e ka ofertën në paketë për Serbinë dhe Kosovën, se çka përfitojnë nga proceset e tyre integruese në rast se bëjnë kompromis, e i cili domosdo do të duhej të ishte kompromis”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, duke theksuar se ky proces...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Megjithatë, një veprim i tillë duket se nuk...
    Lajme04 Mars 2026
    Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore te lokacioni i njohur si “Përzhina” në Rahovec si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e...
    Vip04 Mars 2026
    E dashura e përfolur e Klodian Mihajt, Alice Maselli, ka “trazuar” rrjetin me një postim të fundit në TikTok. Bukuroshja italiane ka...
    Vip04 Mars 2026
    Situatat e tensionuara dhe kaotike të ditëve të fundit në “Big Brother VIP”, sidomos pas ngjarjeve me Rogertin dhe debatet në studio,...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një tërmet i fortë u ndje në zonat e Catanias, Mesinës dhe Sirakuzës në Itali rreth orës 7:05 të mëngjesit të sotëm....
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.