×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti fton deputetët ta votojnë buxhetin e rishikuar

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka dështuar t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë të një rëndësie të veçantë për projektet investive e zhvillimore në Kosovë, pasi këto marrëveshje janë ekonomike.

    Ai ftoi deputetët e Kosovës që të marrin përgjegjësitë kushtetuese të paktën kur kanë të bëjnë me projekte zhvillimore, ndërsa tha se duhet të hapet rrugë edhe për diskutimin e buxhetit të rishikuar.

    “Andaj, ftoj deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të paktën kur kemi të bëjmë me projekte zhvillimore dhe fonde mbështetëse për infrastrukturë, të marrim përgjegjësitë kushtetuese që na takojnë! Në Kuvend duhet t’i hapet rrugë diskutimit për Buxhetin e rishikuar, që t’i dalim në krah bizneseve të cilat rrezikojnë të shuhen, t’i dalim në krah punëtorëve që nuk i kanë marrë pagat, të mbrojmë prodhimin vendor dhe t’i mbështesim qytetarët në nevojë”, shkruan Hoti.

    Hoti tha se Qeveria duhet të vazhdojë me implementimin e masave në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike, ndërsa shtoi se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për mbështetje institucionale.

    “Kuvendi i Kosovës dështoi t’i votoj sot pesë marrëveshje ndërkombëtare! Këto dokumente që presin të votohen, janë të një rëndësie të veçantë për shkak se janë marrëveshje ekonomike për projekte investive dhe zhvillimore në Kosovë! Qytetarët e Kosovës kanë nevojë urgjente për mbështetje institucionale, ndërsa Qeverisë së Kosovës duhet t’i lejohet të vazhdoj me implementimin e masave në kuadër të pakos për Rimëkëmbje ekonomike”, shkruan Hoti.

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Policia në Prizren njofton se është duke zhvilluar hetime lidhur me një vepër të vjedhjes që ka ndodhur  me datën 21.05.2024 rreth...
    Lajme23 Tetor 2024
    Dëshmitarit Nuredin Ibishi gjatë dëshmisë së tij të mërkurën në Hagë, iu prezantuan disa dokumente, e që në njërin pre tyre tha...
    Lajme23 Tetor 2024
    Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, ka thënë se sot një punëtore e Kuvendit të Kosovës...
    Të tjera
    Vip23 Tetor 2024
    Një rrëmujë përreth kuzhinës është parë sot, në kohë dreke në shtëpinë më të madhe në vend. E gjitha kur banorët u...
    Lajme23 Tetor 2024
    Policia në Prizren njofton se është duke zhvilluar hetime lidhur me një vepër të vjedhjes që ka ndodhur  me datën 21.05.2024 rreth...
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se një “sulm terrorist” në ambientet e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes TUSASH të...
    Lajme23 Tetor 2024
    Dëshmitarit Nuredin Ibishi gjatë dëshmisë së tij të mërkurën në Hagë, iu prezantuan disa dokumente, e që në njërin pre tyre tha...
    Lajme23 Tetor 2024
    Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, ka thënë se sot një punëtore e Kuvendit të Kosovës...
    Lajme23 Tetor 2024
    Në prani të ambasadorëve dhe konsujve të shumë shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, eurodeputetëve, miqve të shumtë të Kosovës, ministrja e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.