×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Familja Jashari bashkë me UÇK-në e bëri luftën e saj të lavdishme

    FrontOnline
    06 Mars 2021

    Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar 23 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.

    Hoti ka thënë se familja Jashari me UÇK-në e bëri luftën e saj të lavdishme si një grup i vogël që më pas u rrit dhe u shndërrua në një forcë të madhe, e që ndryshoi rrjedhën e historisë dhe çoi drejt krijimit të elementit bazik për aleancën me botën e vlerave të civilizimit e demokracisë.

    “Adem Jashari dhe familja e tij jetoi dhe veproi përmes vështirësive bashkë me gjithë popullin gjatë gjithë dekadës së paraluftës nën tiraninë e regjimit të Millosheviqit – duke u transformuar në simbolin e sakrificës dhe veprimeve luftarake me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

    Më poshtë mund ta lexoni fjalimin e plotë të tij:

    Secili prej nesh, brez pas brezi, ka qenë i preokupuar me rrëfimet e të kaluarës së familjes, fisit, paraardhësve dhe popullit tonë në tërësi. Rrëfimet plot dhimbje e dëshmojnë fatin tonë tragjik. Kjo ishte pasoja të cilin e dinim, dhe prandaj insistonim të dinim edhe shkakun e këtyre fatkeqësive. Një shkak që s’mund të ishte tjetër veçse politik. Kjo e ka zgjuar pasionin tonë për historinë kombëtare, e cila natyrisht se ishte e ndërlidhur me historinë rajonale dhe botërore. Në fund e kuptuam, e morëm vesh për interesat grabitqare të aleancave dashakëqija të fqinjëve tanë, dhe për konstelacionet gjeopolitike botërore që s’ishin në të mirën tonë, e të cilat i shtypnin kryengritjet tona, dhe të gjithë ne.Nga kjo, nuk besoj të ketë popull tjetër që e kupton më mirë se ne, çmimin e shtrenjtë të lirisë dhe të flijimit e të sakrificës më sublime.Frymëzuesi i lëvizjeve për të drejta civile dhe lirinë në të gjithë botën, Mahatma Gandhi thotë: “Një grup i vogël i shpirtrave të vendosur të pushtuar nga një besim i pashuar në misionin e tyre mund të ndryshojë rrjedhën e historisë”. E familja Jashari me UÇK-në e bëri luftën e saj të lavdishme si një grup i vogël që më pas u rrit dhe u shndërrua në një forcë të madhe – e që ndryshoi rrjedhën e historisë së popullit tonë, dhe çoi drejt krijimit të elementit bazik për aleancën me botën e vlerave të civilizimit e demokracisë.Rrugëtimin tonë të përpjekjeve për liri të popullit, e ilustron mjaft mirë edhe një thënie e Nelson Mandelës: “Vetëm përmes vështirësive, sakrificave dhe veprimeve luftarake mund të fitohet liria. Lufta është jeta ime. Unë do të vazhdoj të luftoj për liri deri në fund të ditëve të mia.”Adem Jashari dhe familja e tij jetoi dhe veproi përmes vështirësive bashkë me gjithë popullin gjatë gjithë dekadës së paraluftës nën tiraninë e regjimit të Millosheviqit – duke u transformuar në simbolin e sakrificës dhe veprimeve luftarake me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.E çmuara Familje Jashari,Të nderuar familje të heronjve, dëshmorëve e martirëve të Atdheut,Të respektuar invalidë e veteranë të UÇK-sëSi kryeministër i vendit, jam i vetëdijshëm se Kosova ka rrugëtuar drejtë synimeve të saj për zhvillim duke u përballur me sfida nga më të ndryshmet kurse pritjet nga ana juaj kanë qenë shumë më të mëdha.Na mbetet që përvjetorët si ky të na shtojnë edhe më shumë përgjegjshmërinë në detyrat që kemi në proces dhe ato që na presin në të ardhmen në mënyrë që ngjarjet si kjo t’i shënojmë duke renditur sukseset dhe të arriturat si shtet dhe si shoqëri. Ky do të jetë vlerësimi, respekti dhe nderimi më i lartë që u bëjmë atyre që dhanë më të shtrenjtën-Jetën e tyre për ne dhe të ardhmen tonë.Këtë mund ta realizojmë, vetëm të bashkuar në projektet madhore për vendin, pavarësisht dallimeve politike në idetë dhe konceptet tona. Kështu do të mund ta krijojmë sinergjinë bashkë me vlerat e shenjta të luftës së UÇK-së dhe të gjithë brezave të paraardhësve tanë për suksesin e garantuar. Kështu do të kemi ndërgjegjen tonë të qetë bashkë me shpirtrat në paqen e përjetshme e të pavdekshmëve tanë Baca Shaban, Adem, Hamëz, Jasharajt tjerë, Prekazin heroik dhe gjithë Kosovën.Të lartësuar qofshin gjithmonë.E neve na priftë e mbara në të ardhmen tonë për të kujtuar e nderuar me dinjitet historinë tonë të lavdishme.

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë. Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KODE), ka organizuar aktivitetin “Shkolla e 100-të” e lidhjes së 100 shkollave...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qytetarët e Kosovës kanë menduar në vitin 2019 e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qëndrimin e tij në Berlin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e përmbylli me një takim bilateral me ministren e Punëve...
    Lajme26 Prill 2024
    Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti nuk po besohet më nga presidentët amerikan dhe francez, Jode Biden dhe Emmanuel Macron. Shkaku i këtij...
    Lajme26 Prill 2024
    Përpos  punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Prizren, është duke...
    Lajme26 Prill 2024
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual, të 21-tin me radhë të Grupit të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    BE-ja tha të premten se do të jap 68 milionë euro shtesë për të ofruar ndihmën e nevojshme për palestinezët në Gaza,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.