×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti e liron nga detyra zëvendësministrin e Listës Serbe

    FrontOnline
    10 Dhjetor 2020

    Milan Radojeviq kandidati i Listës Serbe për kryetar të Mitrovicës së Veriut i fitoi zgjedhjet e 29 nëntorit. I njëjti për këtë pozitë kandidoi sa ishte zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Dje kryeministri Avdullah Hoti mori vendim për lirimin e tij nga kjo detyrë, teksa nga Qeveria konfirmuan  se kjo u bë me kërkesë të tij.

    “Ai është liruar nga detyra sepse ai është zgjedhur kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut. Për të marr detyrën e kryetarit të komunës ai duhet te lirohet nga detyra e zv/ministrit të Punëve të Brendshme. Është procedurë e rregullt sepse në raste të tilla është e paraparë me ligj” ka thënë zëdhënësja e Qeveria, Antigona Baxhaku për Express

    E këtë kërkesë ai e ka bërë përmes një letre dërguar kryeministrit.

    “Përndryshe ai përmes një letre i ka kërkuar KM-së të lirohet nga detyra e zv/ministrit që të mund të marr detyrën e kryetarit të komunës”, ka thënë më tutje ajo.

    Në ndërkohë në zgjedhjet e 29 nëntorit, Milan Radojeviq nga Lista Serbe doli fitues në Mitrovicën e Veriut me 89.5% të votave.

    Ai lë pas kandidatin e VV-së, Erden Atiq me 4% të votave dhe atë të PDK-së, Florent Azemi me 3.6%.

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Valon Demolli nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë se ofendimet e Vetëvendosjes karshi tyre, ishte jo e...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të fshatit Konjuh ka ndodhur një aksident zingjirorë, e të përfshira kanë qenë tri vetura. Siç...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se për të gjitha kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq karshi Kosovës, i njofton liderët...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.