
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ha se nuk ka frikë se qeveria e tij do të rrëzohet dhe ai tha se nuk sheh asnjë problem që qeveria ta përfundojë mandatin. Ai po ashtu tha se Qeveria e tij do të analizojë me kujdes të gjitha vendimet e marra nga qeveria “Kurti”.
Radio Evropa e Lirë: Në qeverinë e kaluar, ku edhe ju ishit pjesë, janë shkarkuar dhe emëruar shumë borde. A do t’i respektoni vendimet e qeverisë së kaluar?
Avdullah Hoti: Tash, siç ju thash dhe më herët, është java e parë e punës time. Nuk jemi këtu për të shkarkuar njerëz, por do të analizojmë me kujdes të gjitha vendimet që janë marrë, për t’u siguruar që janë në përputhje me ligjin. Është evidente që disa nga këto vendime kanë qenë edhe të motivuara politikisht, siç ka qenë rasti që seanca ka qenë duke u zhvilluar në kuvend për zgjedhjen e qeverisë së re, ndërkohë qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhje dhe ka shkarkuar borde dhe njerëz. Do t’i analizojmë, çdo gjë do të bëhet në përputhje me ligjin.