×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti ambasadorëve të BE’së: Në dialog nuk e negociojmë territorin

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti është takuar sot me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, para të cilëve ka shpalosur platformën për Dialogun.

    Në një njoftim për media nga zyra e kryeministrit thuhet se Hoti ka biseduar me ambasadorët e BE’së për pandeminë, duke i njoftuar edhe me masat e reja të cilat i ka marrë Qeveria.

    “Me këtë rast, kryeministri Hoti i falënderoi ambasadorët e Bashkimit Evropian për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës vendet e BE-së për menaxhimin e pandemisë Covid 19, si dhe i njoftoi ata për masat që po i ndërmerr Qeveria e Kosovës në rimëkëmbjen ekonomike nga pasojat e shkaktuara si pasojë e kësaj pandemie”, thuhet në njoftim.

    Tutje, në komunikatë thuhet se Hoti ka theksuar, derisa ka shpalosur platformën për dialog, se integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.

    “Po ashtu, kryeministri Hoti shpalosi platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë. Ai ritheksoi se parimet mbi të cilat do ta vendosim këtë proces janë integriteti territorial i Kosovës, që, siç tha ai, është i panegociueshëm, karakteri unitar i shtetit të Kosovës, ndërsa marrëveshja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kryeministri Hoti tha se Qeveria e Kosovës e ka strukturuar qasjen në këtë proces të dialogut duke e formalizuar mënyrën se si duhet të zhvillohet ai, por që objektiv kryesor në gjithë këtë proces është njohja reciproke në mes dy vendeve”, citohet të ketë thënë Hoti.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë, po presin 50-60 minuta për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare e Dheut të Bardhë....
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, tha se në çdo pëllëmbë të Kosovës, është policia që...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka shkruar në profilin e tij se deputeti i VV-së, Artan Abrashi, i ka marrë 690 euro...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj është deklaruar para seancës së 53-të konstituive. Kadrijaj thotë se nuk e di si do të rrjedhë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një qytetar i cili sot po qëndron në oborrin e Kuvendit të Kosovës, e që pak minuta më parë ka ndalë deputeten...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se nuk pret se do të ketë ndonjë ndryshim në seancën e sotme konstituive. “Jo, nuk...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur për mediat para hyrjes në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, për të marrë pjesë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati para seancës së 53-të konstituive, tha se me patjetër duhet të formohen institucionet e vendit....
    Lajme26 Korrik 2025
    Një qytetar e ka quajtur “hajne” deputeten e VV-së, Fitore Pacollin. Ai u përball me Pacollin para Kuvendit të Kosovës, derisa po...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.