×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Horoskopi ditor, 12 dhjetor 2022

    FrontOnline
    12 Dhjetor 2022

    Horoskopi ditor, 12 dhjetor 2022:

    Dashi
    Mundohuni të jeni shumë të kujdesshëm me sjelljen gjatë kësaj dite sepse në të kundërt mund të keni kontradikta dhe mosmarrëveshje me të gjithë. Nëse jeni në një lidhje gjeni mënyra për ta bërë çdo moment sa më të këndshëm në mënyrë që gjithçka t’iu shkojë më së miri. Nëse jeni beqarë do joshni pa pushim dhe do keni shumë mundësi për të krijuar një lidhje. Mos u nxitoni dhe mos u influenconi nga pamja e jashtme. Në punë do jetë një dite e ngarkuar dhe e lodhshme. Mos e lëshoni veten sepse mund t’ia dilni mbanë me pak përpjekje. Dyfishoni vigjilencën në planin financiar nëse doni që situata të mos përkeqësohet.

    Demi
    Mërkuri do e bëjë edhe më dinamike ditën e sotme. Do keni edhe më shumë dëshirë për të jetuar. Nëse keni një lidhje keni për të pasur plot momente pasiononte dhe emocionuese. Zemra do ngrihet peshë dhe do ndiheni më mirë se kurrë më parë. Nëse ende jeni beqarë do realizoni takime vetëm për vetëm me disa persona që dikur i keni pasur shokë klase. Ja që ndonjëherë jetës nuk i dihet. Në punë nuk do e keni asgjë të lehtë sot, por nuk do ndaleni derisa të arrini të përfundoni çdo detyrë të dhënë. Për të mbajtur buxhetin të qëndrueshëm duhet patjetër të ulni shpenzimet.

    Binjakët
    Ditë mjaft interesante do jetë kjo e sotmja dhe do mund t’i zgjidhni edhe disa probleme të mbetura pezull prej kohësh. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur mosmarrëveshje kohët e fundit, flisni me partnerin dhe bëni atë qe është më e mira për të dy. Për ju beqarët dita duket goxha premtuese. Bëjini sytë katër dhe shfrytëzoni çdo mundësi që do iu jepet për të dalë. Në punë nuk do iu mungojë energjia. Do bëni gjithçka të mundeni për të arritur atje ku doni dhe ka shumë mundësi t’ia arrini. Situata financiare do jetë në dorën tuaj. Nëse nuk shpenzoni pa limit edhe gjendja do jetë më e mirë. Nëse nuk shpenzoni shumë, financat do jenë të mira.

    Gaforrja
    Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni për disa tema delikate me partnerin tuaj. Ai do iu kuptojë dhe do iu mbështesë në gjithçka. Edhe nëse keni pasur probleme do mund të vendosni paqen. Nëse jeni beqarë do keni takime shumë të veçanta me persona që ia vlen të krijoni një lidhje. Në punë shpesh do ju mungojë besimi tek vetja, por në fund, me pak mundim do arrini rezultatet e shumëpritura. Mbështetja e të afërmve do jetë e vyer. Fati do iu buzëqeshë në planin financiar dhe gjendja do përmirësohet ndjeshëm.

    Luani
    Sot bëni atë që do mendoni më të logjikshme dhe mos e ktheni kokën pas. Nëse jeni në një lidhje dita do jetë premtuese. Shfrytëzojeni çdo moment kur të jeni pranë atij që dashuroni. Nëse jeni beqarë do ndesheni me dike interesant në dukje, por pa e njohur mirë nuk duhet të hidhni hapa serioze. Në punë, projektet e reja do duken goxha të ndërlikuara dhe nuk do dini çfarë të bëni. Falë shpjegimit të disa kolegëve besnikë do arrini të zgjidhni çdo gjë. Në planin financiar do keni vështirësi, por duke vënë në pune logjikën do arrini të ndalni problemet e mëtejshme.

    Virgjëresha
    Sot jeta juaj do ketë ndryshime mjaft pozitive. Do jeni edhe më të gatshëm për të provuar emocione të reja. Ju të dashuruarve, Plutoni do ju ndihmojë të dashuroheni hapur dhe do kaloni më shumë kohë pranë partnerit. Ju beqarët do keni më tepër mundësi për dashuriçkat kalimtare, por tejet emocionuese. Në punë do i shihni gjërat më qartë dhe do afroheni shumë me qëllimet që i kishit vënë vetes. Mos i braktisni projektet që keni nisur. Financat do jenë të qëndrueshme, por gjithsesi nuk është momenti i duhur për të bërë investime të tepruara për të cilat do pendoheni më vonë.

    Peshorja
    Sot do reflektoni me kujdes për çdo hap që do hidhni dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Në tërësi dita do jetë shumë e qetë. Nëse jeni në një lidhje do i keni më të qarta idetë për të ardhmen tuaj dhe do merrni vendime mjaft të rëndësishme. Nëse jeni beqarë do keni takime, por nuk do arrini të vendosni për personin me të cilin duhet të vazhdoni edhe më tej. Merrni gjithë kohën e duhur për t’u menduar. Në punë do përballeni me një problem serioz të cilin do e kaloni vetëm me ndihmën e kolegëve. Asgjë nuk do jetë aq e thjeshtë sa e keni menduar. Në planin financiar gjërat do shkojnë më së miri. Më në fund do i zgjidhni edhe problemet më delikate.

    Akrepi
    Nëse doni që gjërat t’iu shkojnë mirë sot, mundohuni të mos kërkoni të kontrollon gjithçka dhe të ngulmoni të dalë e juaja. Dielli do jetë shumë i favorshëm për jetën sentimentale të ju çifteve. Ai do e mbrojë atë dhe do shtojë komunikimin. Saturni nga ana tjetër do favorizojë dashuriçkat e beqarëve. Do njiheni me një person interesant me të cilin mund të krijoni një lidhje shumë të bukur. Në punë duhet të jeni më të vëmendshëm dhe striktë. Merrni guximin të provoni gjëra të reja dhe nuk do dilni të humbur. Kujdes me financat. Hëna do iu nxitë të shpenzoni pa kufij dhe ky mund të jetë fillimi i rrënimit tuaj.

    Shigjetari
    Ditë negative do jetë kjo e sotmja. Keqkuptimet do jenë të shumta në çdo fushë. Nën ndikimin jo shumë të mirë të Plutonit, jeta juaj në çift do hyjë në një periudhe tensioni. Bëni çmos ta rregulloni sa më shpejt situatën duke dialoguar sa më qetë. Mos i lini keqkuptimet t’ua prishin atë që keni ndërtuar deri tani. Ju beqarët do keni një takim mjaft të veçante dhe duhet të përfitoni sa më shumë. Në punë do jeni shumë kureshtarë dhe do provoni edhe fusha të tjera që më parë nuk keni tentuar asnjëherë. Financat do të përmirësohen ndjeshëm. Sot do blini të gjitha ato që keni menduar prej kohesh.

    Bricjapi
    Ditë shumë e bukur dhe e mbushur me alegri do jetë kjo e sotmja. Për ju të dashuruarit pasioni do të ndizet flakë dhe kënaqësitë që do përjetoni do jenë të shumëfishta. Shfrytëzojeni sa të mundni këtë ditë. Ju beqarët do keni fat dhe duhet të përfitoni sa më shumë që të mundeni. Jo gjithmonë do vijnë mundësi të tilla. Në punë duhet të reflektoni mirë para së të merrni vendime të rëndësishme. Nëse ju bëhen propozime për ndryshime pozicioni apo kompanie mos refuzoni menjëherë. Në planin financiar fati do iu buzëqeshë. Gjithsesi mos e teproni me lojërat e fatit sepse gabimi më i vogël mund t’iu bëjë të humbisni gjithçka.

    Ujori
    Dita e sotme do jetë shumë e paqëndrueshme. Mëngjesi mund të duket i qetë, por pasditja mund të ketë edhe disa vështirësi. Lidhja juaj do jetë paksa e turbullt. Do përballeni me rivalë shumë të forte të cilët do bëjnë çmos t’ua marrin atë që keni në krah. Kujdes me skenat e xhelozisë nëse nuk iu japin shkas. Nëse jeni ende vetëm do takoni personin që iu përshtatet më së miri. Mos e humbni këtë mundësi. Në punë do jeni më të motivuar dhe më të vendosur për ta arritur atë që doni. Energjia nuk do iu mungojë. Disa do ngrihen në detyrë por duhet të kenë parasysh që përgjegjësitë do jenë më të mëdha. Me financat gjithçka do shkojë mirë nëse ju i menaxhoni ato me kujdes dhe maturi. Gjithsesi mos merrni asnjë vendim të rëndësishëm.

    Peshqit
    Në shumë momente do ndiheni keq sot dhe do doni që gjithçka të ishte tërësisht ndryshe. Për ju të dashuruarit ndjenjat do fillojnë të shuhen dhe marrëdhënia me partnerin do ftohet. Flisni me partnerin për gjithçka dhe në fund merrini vendimet më të mira. Ju beqarët do jeni shumë të thjeshtë dhe kjo do tërheqë vëmendjen e shumë personave. Në punë situata do fillojë dalëngadalë të stabilizohet. Do i kuptoni gabimet dhe do hidhni hapat e duhura. Financat do jenë të mbrojtura. Nuk do keni probleme kështu që përfitoni për të bërë ndonjë shpenzim me tepër.

    Nga Rubrika
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Nëntor 2024
    Tarifat e reja të propozuara nga presidenti i zgjedhur Donald Trump për shtete si Meksika dhe Kanadaja do të çojnë në shkurtimin...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka komentuar deklaratën e deputetit gjerman, Josip Juratoviç ku thotë se ‘Kurti dhe Vuçiq janë partnerë idealë...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Janë bërë 27 vite nga vrasja e mësuesit Halit Geci në fshatin Llaushë, moment që çoi drejt shpalljes publike të UÇK-së në...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Mbrojtja e Kadri Veselit, përmes avokatit Rodney Dixon, të mërkurën kundërshtoi disa nga pyetjet e trupi gjykues që po i bëheshin dëshmitarit...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës është tashmë një strukturë e mire organizuar dhe e mbështetur...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Deputeti Bekim Haxhiu i shqetësuar ka shkruar për pakënaqësitë e stafit shëndetësorë që sipas tij po injorohen nga SHSKUK. Nuk mjafton me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.