×
  • Sport
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Historia frymëzuese e 22 vjeçarit që hapi Kupën e Botës, nëna refuzoi ta abortonte dhe mjekët i dhanë pak vite jetë

    FrontOnline
    23 Nëntor 2022

    Për shumë njerëz në Gjirin Persik, Ghanim Al Muftah është një fytyrë e njohur. Por aktivisti për aftësitë e kufizuara, i cili ka ndiqet nga shumë njerëz në rrjete sociale, ishte një nga yjet në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës FIFA 2022 në Doha, e cila u ndoq nga mijëra në mbarë botën.

    22 vjeçari mori vëmendjen në ceremoninë në stadiumin Al Bayt, duke ndarë skenën me aktorin hollivudian Morgan Freeman. I riu nga Katari recitoi një varg nga Kurani dhe e ndihmoi aktorin e njohur të mirëpresë botën në një shfaqje me temë unitetin dhe tolerancën.

    “Ne e dërguam thirrjen, sepse të gjithë janë të mirëpritur. Kjo është një ftesë për të gjithë botën,” tha Al Muftah, i veshur me një thobe dhe duke ecur në skenë me duart e tij. Më pas, duke recituar një varg nga Kurani, ai shtoi: “Ne jemi rritur të besojmë se jemi shpërndarë në këtë tokë si kombe dhe fise, në mënyrë që të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të gjejmë bukurinë në dallimet tona”.

    “Unë mund ta shoh atë,” u përgjigj Freeman. “Ajo që na bashkon këtu, në këtë moment, është shumë më e madhe se ajo që na ndan. Si mund ta bëjmë atë të zgjasë më shumë se sot?” “Me tolerancë dhe respekt, ne mund të jetojmë së bashku nën një shtëpi të madhe,” u përgjigj Al Muftah.

    Al Muftah ka lindur në Katar me një gjendje të rrallë të njohur si sindroma e regresionit kaudal, një çrregullim kongjenital në të cilin zhvillimi fetal i pjesës së poshtme të trupit është jonormal. Shumë i sugjeruan nënës së tij të abortonte Muftahun, por ajo vendosi të mos hiqte dorë nga ajo.

    Mjekët thanë se ai nuk kishte shumë mundësi për të jetuar më shumë se 15 vjet. Edhe pse Al Muftah ecën me ndihmën e duarve, i riu bën shumë, duke përfshirë edhe drejtimin e makinës. Ai ka dokumentuar sfidat e vazhdueshme, duke i kthyer ato në një udhëtim frymëzues dhe duke u bërë një motivues.

    Aktualisht, studion për shkenca politike dhe shpreson që të bëhet diplomat një ditë. Ai është gjithashtu një yll i madh në rrjetet sociale, me më shumë se shtatë milionë ndjekës në TikTok, më shumë se 3.3 milionë në Instagram dhe afër një milion abonentë në YouTube.

    Atij gjithashtu i pëlqen të marrë pjesë në sporte ekstreme si skateboarding dhe ngjitje në shkëmbinj, shpreson të bëhet paraolimpian një ditë. Në prill, Al Muftah u emërua ambasador i Kupës së Botës FIFA 2022./FrontOnline/

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...
    Sport19 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk që të dy kanë fituar një mal me para nga lufta e tyre për kampionin e padiskutueshëm...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.