×
  • Lajme
  • Lajme

    Hiqen gypat e Termokos’it brenda oborrit të UP’së, nisin punimit për parkingun nëntokësor

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Fundi i muajit shtator e fillimi i tetorit e ka gjetur Prishtinën mes gërmimeve brenda oborrit të Universitetit të Prishtinës pas nisjes së punimeve për parkingun nëntokësor.

    Sipërfaqja e ndarë për këtë parking do të jetë rreth 13.990 metra katrorë, derisa planifikohet të ndërtohet në 2 nivele me mbi 700 vendparkime, raporton KTV.

    Rëndësi e veçantë pritet t’i kushtohet parkut mbi këtë parking që pas realizimit do të shndërrohet në parkun kryesor të kryeqytetit.

    Faza fillestare e krejt këtij projekti përfshin largimin e gypave të ngrohtores së Termokosit nga oborri i UP-së, për çka zëdhënësja e këtij institucioni, Afërdita Uka, thotë se kanë marrë njoftimin nga komuna kohë më parë.

    Çfarë pasoja lë Covidi tek të infektuarit? Flet pulmologu i njohur kosovar

    Derisa prishtinasit thonë se e mirëpresin një projekt të tillë duke pasur parasysh se i njëjti ka kohë që është premtuar nga kryetari Ahmeti.

    Sipas tyre, ai do të ndihmonte në lirimin e vendkalimeve për këmbësorë që në jo pak raste bllokohen nga automjetet.

    Kryetari Shpend Ahmeti ka konfirmuar dislokimin e gypave si parapërgatitje për parkingun nëntokësor. Për rrethojat e reja që janë komentuar, i pari i Komunës ka thënë se me to do të rrethohet vendpunishtja.

    Ahmeti premton se do të rikthejë sipër parkingut pemët që do të dislokohen dhe se tërë këto punë do të përfundojnë pas 15 muajsh.

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme21 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar Federatën Pan Shqiptare “Vatra” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani tha se e themeluar...
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur zotimin e tij që koeficientin e pagave do ta rris në 150...
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se do të mbajnë një protestë në muajin shtator. Sinani përmes një shkrimi në Facebook...
    Të tjera
    Sport21 Shtator 2024
    Valon Berisha ishte protagonist në fitoren e LASK ndaj Grazer AK në Bundesligën e Austrisë. Mesfushoi kosovar shënoi golin e parë në...
    Lajme21 Shtator 2024
    Zëvendësministri  i ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomoiroviq, ka thënë dorëheqje nga partia “Iniciativa për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, që drejtohet...
    Lajme21 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri thotë se partia e tij kurrë nuk ka qenë më e fortë se në...
    Vip21 Shtator 2024
    Dua Lipa, Gwen Stefani dhe Camila Cabello vodhën shfaqjen në Festivalin e Muzikës “iHeartRadio 2024” të premten mbrëma. Ikonat e pop-it mahnitën...
    Lajme21 Shtator 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka komentuar lidhur me rritjen ekonomike për të cilën pretendohet nga Qeveria Kurti. Bajrami thotë se që...
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, ka pranuar ftesën e CNN për një tjetër debat me rivalin republikan Donald Trump më 23 tetor. “Zëvendëspresidentja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.