×
  • Lajme
  • Lajme

    Helmimet e studentëve në pranverën e 1990-ës, “Ma kanë helmu jetën”

    FrontOnline
    28 Qershor 2020

    “Helmimet ma kanë helmu jetën”, thotë Arta M. “Ma merr mendja se arsyeja kryesore pse nuk mund të bëhem nënë është e lidhur me helmimet”.Ajo është vetëm njëra prej shtatë mijë nxënësve e studentëve të cilët u helmuan me agjentin nervor sarin në pranverën e vitit 1990, thotë historiani Ilir Bytyçi, duke u ndaluar te zhvillimet e shumta politike para helmimeve. Kosovës i ishte suprimuar autonomia në 23 marsin e vitit 1989. Regjimi i Slobodan Milosheviqit nuk po zmbrapsej, përkundër formave të ndryshme të pakënaqësisë së shqiptarëve. Kosovës po i shtrëngohej laku në fyt.“Masat e dhunës dhe represionit po rriteshin dita-ditës dhe ato përfshinin të gjitha poret e jetës”, thekson Bytyçi. “Kësaj radhe, vala e spastrimeve etnike do të merrte përmasa më të mëdha, siç ishte rasti me pranverën e vitit 1990, ku shteti serb në krye me kasapin e Ballkanit, Slobodan Milosheviq, do të bënte një akt makabër, duke helmuar shtatë mijë nxënës, duke filluar nga cikli parashkollor deri tek ai universitar”.

    Arta M, atëherë nxënëse e shkollës së mesme në Ferizaj, nuk besonte se regjimi serb do t’i shënjestronte edhe fëmijët shqiptarë. Madje edhe ata të shkollave fillore, sikurse do të ndodhte në ditën e 6 prillit 1990 me nxënësit e shkollës “Gjon Serreçi” në Ferizaj, shkruan KOHA.

    Shokët e shoqet po binin një nga një përtokë në njërën prej paraleleve të klasave të pesta të shkollës më të madhe fillore jo vetëm në qytet, por edhe në Kosovë. Disa u shtanguan e të tjerët po alivanoseshin. Është një prej ditëve më të zeza në jetën e Afërditës, Avniut, Nebahates, Bekimit, Saberes, Sinaveres, Arbenit, Bukurisë, Teutës, Fizës, Xhylës dhe Arbenitës, përshkruajnë historiani Ramadani dhe mjeku Agim Bytyçi në librin e tyre “Shëndetësia e Ferizajt me rrethinë në shekullin XX”.Nxënësit dëshmonin se helmimi kishte ndodhur vetëm në aneksin e nxënësve shqiptarë në shkollën me klasë të ndara të serbëve. Autorët i paraqesin me lista emrat e mbiemrat e të gjithë shkollarëve të helmuar ferizajas.

    Pranvera e kthesës së madhe“Viti 1990 pa dyshim ishte viti i kthesave të mëdha për Kosovën. Ngjarjet që zhvilloheshin njëra pas tjetrës me shpejtësi marramendëse ishin fatale për popullatën shqiptare të Kosovës, e në veçanti për arsimin shqip. Pranvera e këtij viti ishte edhe më e rëndë, sepse ndodhi helmimi i nxënësve shqiptarë, kryesisht në shkolla fillore dhe të mesme të Kosovës”, shkruajnë Ramadani e Bytyçi, mjeku i cili do t’i trajtonte nxënësit e helmuar. “Helmime pati edhe në Ferizaj. Ishte një dhunë e paparë dhe e padëgjuar ndonjëherë. Ndodhi ajo që mendja e njeriut dhe imagjinata e tij asnjëherë nuk mund ta mendonte. Pra, ndodhi ‘helmimi misterioz’ i nxënësve shqiptarë”, tregon ai, shkruan KOHA.Autorët e cilësojnë përdorimin e armëve kimike kundër fëmijëve shqiptarë akt gjenocidi, krimi e terrori shtetëror serb.

    Nga Rubrika
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Enver Hoxhaj i PDK-së ka reaguar pas aktakuzës së re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale. Hoxhaj shkroi në Facebook “Me...
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Doarsa Kica-Xhelili, deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar lidhur me veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që anëtarët e...
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Zyra e Prokurorit të Specializuar sot ka njoftuar se ka ngritur akuza të reja kundër Hashim Thaçit për vepra penale që ndërlidhin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2024
    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se i mirëpriste hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me...
    Vip06 Dhjetor 2024
    Sonte në prime u diskutua 12 orëshi i Anës dhe Kevinit. Po ashtu u shfaq një klip me momente intime në mes...
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar Qeverinë e kryeministrit Albin Kurtit për mungesën e masave të duhura për mbrojtjen e...
    Vip06 Dhjetor 2024
    Ozi ka sqaruar lidhjen që ka pasur me Anën para se të hynte, kjo e fundit në Big Brother VIP Kosova 3....
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Për të shtunën parashikohet gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi depërtimin e frontit të ftohtë nga veriperëndimi me lëvizje në...
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Banka Botërore është e përkushtuar për të ndihmuar në sanimin e dëmeve të shkaktuara në kanalin e Ibër-Lepencit, pas sulmit terrorist. Kështu...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.