×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Të zbardhet rasti i 26-vjeçarit, zinxhiri institucional e politik të mbajnë përgjegjësi

    FrontOnline
    05 Maj 2020

    Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, edhe në konferencën e sotme ka folur për vdekjen e Agon Musliut, në qendrën e karantinimit në Prishtinë. Haziri thotë se 26 vjeçari është varrosur dje, ndërsa tregon se cka duhet të hetohet, sipas tij, duke e cilësuar rastin si ‘vetëvrasje’.

    “Gjilani po kalon një javë të kronikës së zezë. Dje në prani të familjarëve, të institucioneve fetare dhe komunale, është bërë varrimi i Agon Musliut, i cili është vetëvrarë pardje pas kthimit nga Gjermania, në kuadër të karantimin dhe rasti i tij, sic jeni në dijeni, është duke u trajtuar nga organët e shtetit”, ka thënë kryetari i Gjilanit.

    “Haziri u pyet pse po e quan me siguri ‘vetëvrasje’ vdekjen e 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ndërsa ai tha “Unë nuk po mund të ju kuptoj, përderisa është cilësuar në ditën e parë si akt i tillë. Natyrisht se Policia, hetuesit dhe Prokuroria nuk mund ta cilësojnë ndryshe aktin e kërcimit nga kati i katërt, pos vetëvrajse. Por, rrethanat që kanë cuar deri në vetëvrasje janë duke u hetuar. Rrethanat, motivet dhe është duke u parë a është cilësu, a ka lëshime në procedurë, pse një njeri që ka pasur nevojë të jetë në vetizolim në familje është detyruar të shkojë në karantinë. Pse nuk është trajtu lënda e tij e ardhur si udhëtar në fluturim humanitar prej Shtutgartit në Kosovë. Këto janë ato që duhet të zbardhen. Nuk ka terminologji tjetër. Nuk e di pse po e trajtoni dhe po e keqpërdorni”

    “Duhet të mbajnë përgjegjësi ata që kanë, në zinxhirin administrativ, politik dhe institucional”

    Haziri tutje ka bërë thirrje që të respektohen masat e lehtësimit dhe të mos ketë qarkullim më shumë se sa që e kanë përcaktuar rregullat e reja, që kanë hyrë në zbatim nga 4 maji. /express/

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.