
Komuna e Gjilanit tani ka 27 raste aktive me koronavirus, ndaj thirrjet për kujdes po vazhdojnë ende, shkruan Gazeta Sinjali.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri në një konferencë për media tha se qendrat tregtare që ofrojnë shërbime i kanë lëshuar përtoke çdo lloj mase që është marrë për mbrojtje ndaj COVID-19.
“Inspekcioni i Gjilanit mezi nuk po pret që të dalë sot pasdite, me 20 inspektorë për tërheqjen e vrejteve të fundit”, tha Haziri.
Ai po ashtu kërkoi nga qytetarët e Gjilanit që të kenë kujdes e mos ta kthejnë qytetin në masë karantinë, pasi siç tha ai, “ende nuk ka përfunduar”.
Pas lehtësimit të masave në Kosovë, komunat si Vushtrria, Prizreni, Prishtina dhe Fushë Kosova janë rrezik të shpërthimit të vatrave të reja të infeksionit