Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se po bëjnë një vlerësim të brendshëm rreth asaj se kush duhet të jetë kandidat për kryeministër nga radhet e tyre.
Ai u përgjigj kështu kur u pyet nëse do të jetë vetë ai që do të kandidojë për këtë post.
“Ne jemi në debat të brendshëm. Partitë garojnë për çdo pozitë. Ne nuk e kemi këtë komoditet. Na duhet një vlerësim i brendshëm për ta vlerësuar punën e kryeministrit aktual dhe pastaj të dalim me një qëndrim. Nuk e kemi komoditetin të nxjerrim një ose dy emra për kryeministër”, u shpreh ai.
Zgjedhjet, siç thotë ai, kanë qenë të pritshme për ta.
“Natyrisht verdikti i fundit i Kushtetueses e dergoi vendin në zgjedhje. Prej karakterit të saj nuk është e pritur një vendim të tillë. Edhe kur kemi humb rastin si te Presidenti Sejdiu edhe kur e kemi fitu në rastin Pacolli, e kemi pranu vendimin. Kjo Gjykata është më e larta për interpretimin e Kushtetutës. Secili e ka prit që do të ketë zgjedhje. Na pret një garë të vështirë e politike, kundër perceptimit publik që është kundër LDK-së. Besoj se roli ynë do të vlerësohet”, theksoi ai në Debat D.