×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri për vizitën e emisarëve: Po i detyrojmë me u marr me kriza të shpeshta, ato duhet të zgjidhen me dialog

    Aulona Konjuhi
    05 Qershor 2023

    I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot do të qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

    Kjo vizitë vie pas situatës të tensionuar në veri të vendit pasi protestuesit serbë nuk i lejonin kryetarët e rinj të katër komunave me shumicë serbe t’i ushtronin detyrat e tyre nga objektet komunale.

    Në media është raportuar se ardhja e emisarëve do të shërbejë për normalizimin e gjendjes në veri ku do të negociojnë për shpallen e zgjedhjeve të reja.

    Për këtë takim ka folur sot për Front Online ish-negociatori për dialog, Lutfi Haziri.

    Ai tha se emisarët po vinë në Kosovë pas krizës në veri në kuadër të dialogut.

    Haziri tha se fatkeqësisht shpesh i kemi detyruar ndërmjetësuesit ndërkombëtar të merret me këso kriza.

    “Vizita e tyre është në kuadër të agjendës së dialogut. Ata po vinë pas një krize të zhvilluar prej javës së kaluar e deri më sot, një krizë e cila ka mbërri me u menaxhuar falë Policisë së Kosovës dhe forcave të KFOR-it. Çdo krizë zgjidhet me dialog dhe ndërmjetësim, por fatkeqësisht i kemi detyruar ndërmjetësuesit ndërkombëtarë me u marr me kriza të shpeshta dhe kjo është e 7 herë që merren me këso kriza në vend që të merren me procesin e normalizimit”, u shpreh Haziri.

    Ish-negociatori për dialog thotë se Kurti është tërhequr prej fjalëve që i ka thënë.

    Haziri tha se kryeministri e ka pranuar që do të shtensionohet situata në veri.

    “Kurti veç  e ka pranuar që do të shtensionohet situata nga telefonata nga Ëashington ku tha që të koordinohet për zgjedhje të reja në katër komunat dhe kjo është tërheqja e tij që e bëri në këtë proces”, thotë Haziri për Front Online.

    Takimin e parë ata do ta zhvillojnë në mbrëmje me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, duke filluar në orën 20:00, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

    Të nesërmen në mëngjes, të dy diplomatët do ta takojnë edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

    Pas vizitës në Kosovë, Escobar dhe Lajçak do të udhëtojnë për në Serbi, ku pritet të takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    Tensionet në veri të Kosovës i kanë shtuar vizitat e diplomatëve të huaj në vend. Kujtojmë se në fund të muajit maj, u krijuan tensione në veri të Kosovës me protestuesit serbë që nuk i lejonin kryetarët e rinj të katër komunave me shumicë serbe t’i ushtronin detyrat e tyre nga objektet komunale.

    Si rrjedhojë, u desh të ndërhyjë Policia e Kosovës, e më pas edhe KFOR-i prej të cilëve 30 morën lëndime trupore gjatë përplasjes me protestues të dhunshëm serbë.

    Të enjten (01/06/2023) gjatë një takimi në Moldavi, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i ka kërkuar presidentes Vjosa Osmani, që sa më parë të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto katër komuna në mënyrë që të qetësohet situata.

    Borrell ka kërkuar po ashtu që të sigurohet se serbët të marrin pjesë në procesin zgjedhor si dhe sa më parë të fillohet me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti nuk e kanë përjashtuar opsionin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

    Në një intervistë të zhvilluar të premten për televizionin amerikan NBC, shefi i ekzekutivit ka kërkuar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe demokratike – pa presionin e Beogradit për t’i detyruar qytetarët serbë të Kosovës që ta votojnë Listën Serbe, e cila i bojkotoi zgjedhjet lokale të 23 prillit në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

     

     

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka takuar Sekretarin e Shtetit të Polonisë për Bujqësi, Michal Kolodziejczakun. Peci tha se me Kolodziejczakun shqyrtuan...
    Lajme07 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, thotë se me shqetësim të thellë po i përcjellë raportimet e Kiks Kosova për shpërndarjen e numrit...
    Lajme07 Maj 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet fillimisht të ketë rrebeshe të izoluara, kryesisht...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.