×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri falënderon Isufajn “që nuk ra në grackën e politikës për një aktakuzë të përshpejtuar”

    FrontOnline
    12 Shtator 2024

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se ata që, sipas tij, shfrytëzojnë ngjarjet tragjike për përfitime politike, duke paralajmëruar se ata do të demaskohen me kalimin e kohës.

    Në një postim në Facebook, Haziri e lidh këtë sjellje me përvjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, duke e krahasuar me ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë.

    “9/11 i Kosovës, në dimensionin tonë është 9/24, për nga natyra dhe qëllimi i terroristëve. Shpirti i rreshterit Afrim Bunjaku bën dritë sepse ai parandaloi të keqen e madhe për Republikën që e deshi deri në flijim. Prokurori dhe polici Kosovës janë të vetmit që sakrificën e tij po e çojnë në vend me drejtësi

    Faleminderit deri në gjunjëzim vetëm këtyre.

    Ata që po palohen para të vrarëve dhe po krekosen para të gjallëve për konsum politik, herët a vonë u del boja!”, ka shkruar Haziri në Facebook.

    Haziri vlerësoi punën e kryeprokurorit të Speciales, Blerim Isufaj dhe të hetuesve, si dhe punën e Policisë së Kosovës dhe inteligjencës së vendit. Ai theksoi se falë koordinimit me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA-në, Kosova arriti të neutralizojë sulmin.

    “9/11 u përkujtua dje dhe nuk është rastësi që në këtë datë Kryeprokurori i speciales, Blerim Isufaj, ngriti aktakuzën në rastin e sulmit terrorist në Manastrin e Banjës. Tregoi profesionalizëm deri në detajin e fundit, hetoi e hulumtoi çdo skutë të errët që ideoi, përgatiti, planifikoi dhe sulmoi Kosovën në një natë të errët më 24 shtator.

    Kosova nuk arriti ta parandalojë, por falë njësive elitare të policisë së shtetit, inteligjencës së vendit dhe koordinimit me aleatët, e ne veçanti SHBA, arriti ta neutralizojë sulmin dhe ta eleminojë sulmin terrorist, ku përveç të vrarëve, ka të burgosur dhe tashmë është më aktakuzë për terrorizëm, qindra pjesëtar nga Kosova e jashtë saj”.

    Haziri theksoi se falënderimi për Isufaj dhe hetuesit është që nuk ranë në grackën e politikës dhe presionit për një aktakuzë të shpejtë dhe të pabazuar.

    “Falënderimi për z.Isufaj dhe hetuesit është që nuk ranë në grackën e politikës dhe presionit të tyre për një aktakuzë të shpejtë që del nga Raport i zyrave të qeverisë, të cilët na bënë horë kur e kanë dërguar nëpër Europe, duke menduar qe e kanë gjetur fajtorin dhe tash duhet vetëm ekzekutimin ta bëjnë. Raport me të cilin besonin vetëm ata, por profesionalizmi i prokurorëve dhe njësive elitare zbardhi imazhin e Kosovës para aleatëve dhe e shpëtuan Kosovën”, ka shtuar Haziri.

    “Aktakuzë me fakte e gjetje që tani gjykata duhet të garantojë drejtësi dhe profesionalizëm, si snajperisti që nuk fali, si polici që nuk goditi pas shpines se atyre që iknin me bisht nën këmbë, por edhe prokurori që nuk lejoji improvizim por vetëm fakte dhe fakte të gjetura dhe te dëshmuara”.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Sot në Prizren, një burrë ka ndërruar jetë në vendin e punës, pasi dyshohet se ra nga kati i tretë i ndërtesës....
    Lajme13 Shtator 2024
    Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që të martën, më 17 shtator, të zhvillohen takimet Kosovë –...
    Lajme13 Shtator 2024
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se janë hapur zyre të reja të kësaj partie në Viti. Abdixhiku përmes një shkrimi...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë paradites së 13 shtatorit mori pjesë online në panelin e diskutimit “Ballkani Perëndimor dhe kriza globale...
    Kronika13 Shtator 2024
    Është arrestuar një person në fshatin Reqan të Suharekës, i cili dyshohet për pesë raste të vjedhjeve të gjerave të ndryshme nga...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas përleshjes që ndodhi në Kuvendin Komunal ditë më parë. Bulliqi përmes një postimi në...
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i ka dalë në mbrotje asamblistit të partisë së tij në Podujevë, Ekrem Rrahmit, pas përplasjes që...
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shteti serb nuk ka marrë vendim për okupimin e Kosovës, pasi tha se ekspertët...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Kisha Katolike e Francës ka thënë se do të hapë të dhënat e saj mbi akuzat për abuzim seksual dhe ngacmime të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.