×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri e quan Kurtin si ‘’Albin PEP-i’’, po thur vargje e rima të mira

    FrontOnline
    14 Tetor 2024

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, për FrontOnline, e fjalimin e kryeministrit Albin Kurti e krahason me emisionin ”Programi Ekonomik i Propagandës” (PEP), i cili ishte transmetuar në Radio Televizionin e Prishtinës, gjatë kohës kur Kosova ishte nën regjimin e pushtetit serb.

    Për këtë, Haziri e quan kryeministrin Kurti si ‘’Albin PEP-i’’ duke iu referuar emisionit televiziv të RTP-së.

    ”RTP-ja e ka pas një pjesë të prezantimeve ekonomike që e ka quajtur Programi Ekonomik-Propagandistik, që e kanë quajtur PEP. Kryeministri Kurti është bërë ”Albin PEP-i’’ shprehet Haziri.

    Për Hazirin, preznatimi i programit ekonomik në këtë formë nga ana e kryeministrit Kurti para forumeve partiake, më shumë është për konsum të brendshëm dhe se s’ka të bëjë asgjë me realitetin.

     ‘’Programi ekonomik dhe propagandistik nëpër forume të partisë me prezntu shifra, numra, lakore dhe me kriju besim të rrejshëm në Kosovë, është më shumë për konsum të brendshëm dhe s’ka të bëjë asgjë me realitetin e s’ka të bëjë asgjë me realitetin as deklarata e ministrit të tij Xhelal Sveçla, i cili tha se reagimet e shtetit në veri nuk janë vetëm të institucioneve të shtetit por janë edhe të VV-së, apo Haxhiu që ka thënë se ka ardhë dikush e shitma djalin tim për noter, por ajo ka thënë se ne nuk punojmë ashtu’’ thotë Haziri.

    Haziri, potencon se VV po punëson të afërm nepër institucione, duke refuzuar që të punësoj edhe votuesit e ndershëm të VV-së.

    ‘’ Është e vërtetë se ata nuk punojnë ashtu dhe nuk i marrin kandidatët për noter që janë të mirë, sepse i kanë balldëskat, kunatat dhe kushërinjtë me i shti në punë e nuk vjen në shprehje as qytetari i ndershëm me hy në punë që e ka votu VV-në. Në Gjilan që tri vite në Lagjen Arbëria e kam lën të gatshme, financohet nga Komisioni Evropian, çka ka ndodhë, asgjë.’’ u shpreh ai.

    Nëkryetari i LDK-së, programin e VV-së e quan si program propagandistic dhe se kryeministri Kurti për të është bër një politikan që thur tregime të mira e rima të mira.

    ‘’Programi i VV-së, është program propagandistik dhe unë e quaj politikat e PEP-it dhe kryeministri Kurti është bër pepejgji politik, duke thurur tregime të mira, rima të mira, që populli ka qejf me i dëgjua’’ përfundon Haziri.

    ‘’Recitim i bukur e fjalim propagandues’’, opozita e analistët: Ekonomia kurrë s’ka qenë më keq në Kosovë, Kurti po mashtron

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Kronika14 Tetor 2024
    Një person është arrestuar dje në Prishtinë pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një grua dhe se ia ka dëmtuar pajisjet...
    Lajme14 Tetor 2024
    Bashkatdhetarët nga Kosova kanë tentuar të dërgojnë speca drejt vendeve të ndryshme të Evropës, veçanërisht në Gjermani dhe Zvicër, për të përgatitur...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, për FrontOnline, e konsideron si përzierje të shifrave fjalimin e kryeministrit Albin Kurti, të cilin e mbajti...
    Të tjera
    Sport14 Tetor 2024
    Real Madridit është shumën i interesuar për transferim e yllit të Arsenalit, William Saliba. Francezi është shfaqur si një nga qendërmbrojtësit më...
    Lajme14 Tetor 2024
    Zhbllokimi i CEFTA-s, e shmangi largimin e mundshëm të Kosovës nga Procesi i Berlinit, të vetmes platformë evropiane, ku Kosova prezantohet krejtësisht...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ngjarjet e 14 tetor 2024: 11:00- Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyra e Grupit Parlamentar në Kuvend) ***Mbulohet...
    Ekonomi14 Tetor 2024
    Për shumë kë e shtuna e kaluar ishte ditë pushimi, por jo edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe drejtuesit e...
    Lajme14 Tetor 2024
    Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje sot do të mbajë konferencë për media. Ngjarja nis nga ora 11:00 në zyret e këtij grupi...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme. Në rend dite do të jetë trajtimi i problemit të furnizimit me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.