×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: 70 deputetë do ta mbështesin formimin e qeverisë

    FrontOnline
    22 Prill 2020

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për çështjen e formimit të mundshëm të një qeverie të re nën udhëheqjen e LDK-së.

    Haziri ka thënë se pas prishjes së koalicionit me LVV-në, LDK është e gatshme të bashkëpunoj më të gjitha partitë tjera në parlament, por jo me PDK-në.

    “LDK edhe PDK nuk kanë bashkëpunim prej momentit kur PDK bashkëpunoi për rrëzimin e qeverisë së Isa Mustafës. Bashkëpunimi me ta është në nivelin 0, ata kanë rrënuar urat e bashkëpunimit. PDK nuk do të jetë e ftuar në asnjë qeverisje që LDK e merr përsipër, ose nëse ata e marrin një mandat LDK nuk i shkon në qeverisje PDK-së, kjo është e qartë si kristali. Unë besoj që politikisht LDK është partia e vetme që nuk e ka problem me bashkëpunua me të gjithë, përveç me PDK-në”, tha Haziri në një intervistë për “Përballje ditore” në Telegrafi.

    I pyetur se a i ka numrat LDK-ja dhe se a varet formimi i qeverisë nga votat e Listës Serbe, pasi që PDK ka deklaruar se nuk do ta mbështesë formimin e qeverisë nga ana e LDK-së, Haziri shtoi se Lista Serbe do të ketë rol kushtetues në pjesëmarrje të qeverisë, njëjtë sikurse në koalicionin LDK-LVV.

    Haziri tutje shtoi se qeverinë e re nën udhëheqjen e LDK-së pritet ta mbështesin 67 deri në 70 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

    “Shumica e re parlamentare pritet t’i ketë 67 deri 70 deputetë si mbështetje. Lista Serbe në raport politik do ta ketë rolin e njëjtë siç e ka pas në koalicionin LDK-LVV”, u shpreh Haziri.

    Nënkryetari i LDK-së, njëherësh edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri më tej në këtë intervistë, theksoi se në LDK nuk është diskutuar për emra e as parti konkrete, ani pse theksoi se Isa Mustafa është i padiskutueshëm si kandidat për kryeministër.

    “Sipas detyrës zyrtare, profilit politik dhe besimit Isa Mustafa është i padiskutueshëm, mirëpo mbetet në autoritetin e tij me vlerësua, se a do ta propozojë një emër të tretë i cili merr besimin konsensual të LDK-së”, tha Haziri.

    Ai theksoi se LDK dhe Isa Mustafa nuk punon dhe nuk merr pjesë në asnjë lloj procesi i cili është në kundërshtim me Kushtetutën.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.