Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, gjatë një emisioni televiziv foli për Gjykatën Speciale dhe akuzat e presidentit Thaçi ndajë Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Portali FrontOnline.
Ajo tha se përgjegjës për krijimin e Gjykatës Speciale është presidenti Hashim Thaçi.
“Për Gjykatën Speciale ju e dini se ne e kemi thënë se kundërshtimi jonë ka qenë parimor siç besojmë edhe sot, nuk ka në botë asnjë gjykate që trajton krime për një etini, kemi thënë se paraqet një pasqyrë të shtrembër të luftës së UÇK-se e kemi kundërshtuar në Kuvend e kemi dërguar në Kushtetuese dhe i kemi sfiduar të gjitha instancat por e njëjta ka kaluar në Kuvend, Thaçi hedhë gurë mbi lëvizjen vetëvendosje prej këtij personi unë nuk pres deklarata tjetër ky është personi përgjegjës se pse Kuvendi e ka krijuar Gjykatën Speciale, në të gjitha mediat ndërkombëtare flitet për krimet kinse i kanë kryer UÇK-ja”, tha Haxhiu