×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Qeveria Hoti nuk mund ta shtyjë përpara procesin e Vettingut për shkak se kanë njerëz me akuza

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2020

    Albulena Haxhiu ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Avdullah Hoti duke thënë se ka dështuar në temat kryesore në vend si menaxhimi me pandeminë, rimëkëmbjen ekonomike dhe për skandalet që sipas saj i ka kjo qeveri në kapjen e bordeve të ndërmarrjeve publike.

    Ish-ministrja e Drejtësisë, njëherësh anëtare e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu është deklaruar edhe rreth procesit të Vettingut që pritet të bëhet në sistemin e drejtësisë.

    Haxhiu u shpreh pesimiste sa i përket këtij procesi që ka nisur gjatë kohës sa ajo ishte në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

    “Unë kisha krijuar një ekip të njerëzve përgjegjës që kanë integritet moral dhe profesional, ata në momentin kur është rrëzuar qeveria Kurti i kanë pasur edhe 10 ditë në dispozicion për të dorëzuar raportin e tyre të parë se si mund të bëhet Vettingu në Kosovë. Por ministri aktual i Drejtësisë, Selim Selimi i detyroi ata të dorëhiqen ndonëse janë persona të dëshmuar profesionalisht për faktin se nuk pranoj punën që ata kishin bërë. I shtoj në grupin tjetër diku edhe 30 persona dhe fillesat e kësaj pune ishin të trajtojnë çështjen e Vettingut në sistemin e drejtësisë, tash është përgatitur një raport nga ky grup. Unë nuk e kam parë këtë raport besoj që shumë shpejt Ministria e Drejtësisë do ta bëjë publike”, tha ajo.

    Anëtarja e Kryesisë së LVV-së, thotë se në qeverinë Hoti nuk ka interesim për të pastruar sistemin e drejtësisë.

    “Pavarësisht punës që kanë bërë ekipi i caktuar unë nuk jam e bindur që një qeveri aktuale si kjo mund ta shtyjë përpara çështjen e Vettingut. Një qeveri që ka të përfshirë njerëz me afera të ndryshme me akuza të ndryshme, natyrisht që nuk ka as interesin më të vogël për ta pastruar sistemin e drejtësisë”, deklaroi Haxhiu.

    Gjatë intervistës për emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, Haxhiu kritikoi Qeverinë Hoti edhe për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

    “Qeveria aktuale ka dështuar në menaxhimin e pandemisë, numri i rasteve me coronavirus po rritet në vazhdimësi, sepse ka aplikuar metoda të cilat nuk janë në favor të situatës aktuale, të hapen të gjitha pa asnjë plan, pa asnjë strategji, pa veprime konkrete, në aspektin ekonomik shumë qytetarë kanë humbur vendin e punës, kanë pasur zvogëlim të pagave, nuk ka pasur ndihmë për bizneset e vogla dhe të mesme. Ndihmat kanë shkuar për bizneset e mëdha që nuk janë prekur shumë nga pandemia. Nuk kemi pa një plan konkret”, potencoi ajo.

    Megjithatë, Haxhiu thotë se fat i mirë është që qeveria Hoti nuk ka jetëgjatësi, dhe se beson që në muajt të parë të vitit 2021 vendi do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, në ceremoninë e zbulimit të shtatores së babit të tij ka falënderuar Komunën e Podujevës...
    Lajme07 Shtator 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar opozitën dhe Bashkimin Evropian pasi grupe serbe bllokuan pikat kufitare me Sebrinë. Ai ka shkruar...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në zbulimin e shtatores së ish-presidentit, Ibrahim Rugova në Podujevë. Osmani është shprehur se...
    Të tjera
    Sport07 Shtator 2024
    Trajneri i mirënjohur kosovar i xhudos, Driton Kuka ka reaguar pas humbjes së kombëtares sonë nga Rumania mbrëmjen e së premtes në...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Një 14-vjeçare në Korçë është bërë nënë, derisa babai i foshnjës është shoqëruar në polici. Ai është i moshës 21-vjeçare dhe në...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. “Ishin delegatët e Kuvendit...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka komentuar humbjen e Kombëtares së Kosovës karshi Rumanisë, mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kurti përmes një postimi në...
    Lajme07 Shtator 2024
    Deputeti Arbër Rexhaj ka theksuar rëndësinë e fakteve të deponuara në këtë rast. Ai ka përmendur se janë mbledhur 5000 fakte, të...
    Lajme07 Shtator 2024
    Një këmbësor është goditur nga një veturë në Fushë Kosovë. Policia ka bërë të ditur se këmbësori ka pësuar lëndime të rënda...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.