Gjatë një debati televiziv, ish ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nga radhët e Lëvizjës Vetëvendosje, ka folur për ndryshimet kontestuese.
Ajo tha se Kushtetuta e Republikës së Kosovës duhet të ndryshohet në nene të caktuara por jo për apetitet e Serbisë dhe për krijimin e Zajdnicës ashtu siç po kërkohet për ta implementuar marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të Komunave serbe.
“Kushtetuta duhet të ndryshohet por jo me i kënaq apetitet e Serbisë, ajo duhet të ndryshohet ne nenet që janë bërë në kuadër të diskriminimit pozitiv për komunitetet,. Kushtetuta nuk duhet të ndryshohet që ta krijoj në mini shtet si Zajendnic e cila do ta bënë jofunksionale shtetin e Kosovës”, tha ajo