×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Haxhiu: Keq që nuk zgjati qeveria “Kurti”, do ta tregonin fytyrën e vërtetë

    FrontOnline
    03 Qershor 2020

    Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu në seancën plenare për votimin e Qeverisë “Hoti”, ka deklaruar se gjatë qeverisjes së kryeministrit në detyrë Albin Kurtit është dëmtuar pozicioni i Kosovës karshi vendeve tjera evropiane, raporton Front Online.

    Haxhiu tha se partia e saj AAK-ja kishte për qëllim që qeveria Kurti të jetonte më gjatë, për siç ka thënë ajo, në mënyrë që populli “t’ia sheh fytyrën e vërtetë kësaj qeverie”.

    “Pozicioni i Kosovës është dëmtuar. Ne si Aleancë vepruam natyrshëm konform përgjegjësisë që kemi. Dëshira jonë ishte që qeveria Kurti të jetë jetëgjatë, që populli t’ia sheh fytyrën e vërtetë kësaj qeverie”, deklaroi Haxhiu.

    Në mesin e prioriteteve ajo ka vën një theks të veçantë te dialogu me Serbinë për të cilin është raportuar se do të fillojë në muajin shtator, ajo tha se do të përmbyllet me njohje reciproke mes dy vendeve.

    “Tema e dialogut me Serbinë, jemi të sigurt që përmbyllja e kësaj marrëveshje do të jetë me njohje reciproke të të dyja vendeve në kufijtë ekzistues”, deklaroi më tutje Haxhiu.

    Qëllimi kryesor i AAK-së dhe LDK-së, sipas Haxhiut është luftimi i korrupsionit dhe ruajtja e partneritetit me shtetet mike të Kosovës.

    “Qëllimi jonë dhe i partnerit tonë LDK-së është Luftimi ni korrupsionit dhe ruajtja e partneritetit me SHBA dhe BE-në.
    Për Aleancën prioritet parësor është menaxhimi i gjendjes pandemike”, u shpreh Haxhiu në seancën plenare të Kuvendit. /FrontOnline/

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/3338278739539992/

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.