×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Jemi gati për zgjedhje, edhe të dielën e ardhshme nëse dëshiron opozita

    FrontOnline
    29 Mars 2024

    Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të gatshme për zgjedhje të reja, madje qysh javën e ardhshme nëse ata dëshirojnë.

    Haxhiu tha qeveria është e gatshme për zgjedhje të reja, nëse këtë e do opozita, por shtoi se  dorëheqje të kryeministrit nuk do të ketë Sipas saj kudo që opozita është gati për shpërbërje të Kuvendit kjo mund të ndodhë.

    “Këta po thonë po duam zgjedhje, por në fakt nuk është ajo çka duan… Për neve në të dielën e ardhshme me qenë e mundshme shkojmë në zgjedhje. Kur do që dëshiron opozita mundemi të shkojmë në zgjedhje. Me dashtë opozita me shku në zgjedhje e kishin votuar shpërndarjen e Kuvendit, por po thonë jo, po duam dorëheqjen e kryeministrit”, tha Haxhiu në RTK.

    Gjatë ditëve të fundit, pozitë e opozitë kanë folur për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

    Kjo pasi oferta e kryeministrit Albin Kurti për partitë opozitare se “bashkë mund t’i bëjnë numrat për ta shpërndarë Kuvendin”, ka rikthyer debatin për zgjedhje të parakohshme në vend.

    Kreu i ekzekutivit kosovar garantoi se do t’ia sigurojë opozitës dy të tretat (2/3) e votave të nevojshme për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

    Ofertës së kryeministrit Albin Kurti për zgjedhje të parakohshme nuk i janë përgjigjur njësoj partitë opozitare që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është përgjigjur duke e ftuar Kurtin të shkojnë në zgjedhje menjëherë. Ai madjeia ka propozuar Qeverisë së Kosovës 9 qershorin si datë të zgjedhjeve të reja.

    Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka përjashtuar mundësinë që kjo parti të mbështes ndonjë mocion për shpërndarje të Kuvendit. Sipas tij, Kurti është dorëzuar, andaj duhet që të jap dorëheqje.

    Ndërsa nga AAK kanë prezantuar një mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë se Kosovës.  Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një deklarimi për media të enjten tha se fillimisht duhet të definohet mënyra si të shkohet në zgjedhje, e pastaj të caktohet data. Kreu i AAK-së tha se kjo parti ka paraqitur mocion për rrëzimin e Kurtit dhe nëse shkohet drejt shpërndarjes së Kuvendit, kjo është agjendë e Kurtit.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Pal Lekaj nga radhët e AAK-së, lidhur me kërkesën e ndërkombëtarëve drejtuar Kurtit për themelimi e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe...
    Lajme27 Prill 2024
    Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë mirëpritur vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian (BE) i cili ka marr...
    Lajme27 Prill 2024
    Në Ditën e të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë, presidentja Vjosa Osmani, ministra të kabinetit qeveritar e ambasadorë të akredituar...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-kryeshefit të Telekomit, Agron Mustafa për rastin “PAYKOS”, e që dëmi i pretenduar...
    Lajme27 Prill 2024
    Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se një burrë ka dalë nga shtëpia në Prishtinë dhe nuk dihet për vendndodhjen...
    Lajme27 Prill 2024
    Ariana Musliu – Shoshi, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, nga radhët e PDK-së tha për FrontOnline se  kërkesën...
    Lajme27 Prill 2024
    Një ankues mashkull ka deklaruar se ka pranuar dhunë psiqike nga një femër, shkruan FrontOnline. Rasti ka ndodhur dje në Malishevë rreth...
    Lajme27 Prill 2024
    Rreth mesnatës në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona të cilët janë jashtë rrezikut për...
    Lajme27 Prill 2024
    Dy ditë më parë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për "progres të shpejtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.