Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka thënë se Kosova duhet të implementojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe meqë një marrëveshje të tillë e kanë nënshkruar vetë.
Lidhur me një deklaratë të tillë të Lajçak ka reaguar ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila thotë se një presion i tillë mund t’i bëhet vetëm kryeministrit Avdullah Hoti.
Ajo ka thënë se kreu i qeverisë është shumë i përshtatshëm për presion dhe e ka quajtur edhe asistent të Isa Mustafës.
“Vetëm qeverisë së LVV nuk mund t’ia kërkojnë Asociacionin, meqenëse ne e kemi kundërshtuar edhe në vitin 2013 por edhe në vitin 2015. Hoti është tejet i përshtatshëm për t’i bërë trysni pasi që është asistent i Isa Mustafës, nënshkruesit të ‘Zajednices’ me 25 gusht 2015, në dokumentin ku kërkohej vetëm parafimi.” , ka shkruar Haxhiu.