×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: AAK respekton cilindo vendim të Kushtetueses

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se do ta respektojnë çfarëdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi, për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.

    “Nuk marr guximin të thirrem në profesionalizëm apo mosprofesionalizëm të Gjykatës Kushtetuese. Presim që në këtë moment të japë një rrugëzgjidhje”.

    “Më e keqja është që Kuvendi nuk mund të punojë në bërjen e ligjeve. Për herë të parë në Kuvend 2/3 e deputetëve që janë përfaqësues të qytetarëve të vendit kanë shkarkuar një Qeveri. Ne [AAK] nuk e kemi kërkuar shkarkimin e Qeverisë. Për 52 ditë doli se është zhgënjim”, është shprehur Haxhiu në Rubikon.

    “Mendoj se Kurti nuk e donte më vazhdimin dhe vet e preku partnerin – LDK-në në pikat kyçe ku e dinte se do të reagonte”.

    Haxhiu ka thënë se vendi ndodhet në një periudhë nuk mund të lejohet të humbet më tepër kohë.

    “Kuvendi është në një moment jo të volitshëm. Presim çfarëdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese”.

    Haxhiu ka theksuar se Kurti s’kishte guxim të përballej me tema të mëdha dhe sipas saj, filozofinë që tentojnë ta proklamojnë është boshe.

    “Shkarkimi i Qeverisë me 85 vota…Si Qeveri ka treguar joseriozitet që për 52 ditë nuk e ka sjell programin Qeverisës. Qeveria Kurti ka qenë pa program qeverisës”.

    “52 ditëshi ishte stërzgjatje. Kurti nuk mundte ta barte si barrë dhe prishi marrëdhëniet me partnerin e vetëm. Në kohën e pandemisë Kurti kërkoi të prishej koalicioni. Shkarkimi i Veliut ishte shkas dhe e bëri me vetëdije të plotë. Ai aty e ka ditur se mocioni do të pasonte”.

    “Kosova nuk ka pasë asnjëherë fitues të zgjedhjeve. Të jesh i pari nuk do të thotë se je fitues”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.