Kryeatari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se së bashku me deputetin Haxhi Shala kanë pritur në takim një grup të rinjsh nga Lagjia Dardania të cilët i janë bashkuar AAK-së.
“I falënderoj të gjithë ata që besojnë në vizionin tonë për ndërtimin e vendit.Të bashkuar i kalojmë të gjitha sfidat.” shkruan Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Me kolegun Haxhi Shala, pritëm sot një grup të rinjsh nga lagjia Arbëria e Prishtinës, të kryesuar nga Dardan Vllasa.
Që nga sot, ata kishin vendosur të bashkohen në familjen e Aleancës, për të vazhduar së bashku rrugëtimin politik.
I falënderoj të gjithë ata që besojnë në vizionin tonë për ndërtimin e vendit.
Të bashkuar i kalojmë të gjitha sfidat.