×
  • Lajme
  • Lajme

    Haskuka i reagon Shpend Ahmetit: Edhe nëse do të ishte një euro taksë, nuk është e drejtë

    FrontOnline
    19 Tetor 2020

    Haskuka i reagon Shpend Ahmetit: Edhe nëse do të ishte një euro taksë, nuk është e drejtë

    Propozimi i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti për të vendosur taksë prej 10 eurove për qytetarët e komunave të tjera që hyjnë në kryeqytet, ka nxitur reagime të shumta. Për këtë çështje ka reaguar edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

    I kontaktuar nga Express, Haskuka ka thënë se 10 euro janë shumë për një qytetar që vazhdimisht qarkullon brenda dhe jashtë kryeqytetit.

    “Një taksë e tillë është kundër ligjit. Taksa prej 10 eurosh është shumë e lartë, por edhe nëse do të ishte 1 euro prapë nuk është e drejtë, është në kundërshtim me ligjin”, ka thënë Haskuka.

    Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, tha se askujt nuk i mohohet e drejta për të hyrë me veturë brenda Prishtinës, por se për ta shfrytëzuar këtë të drejtë duhet të paguhet taksa e gjelbër.

    Ajo siç tha Selimi është planifikuar të jetë 10 euro, ani pse ende nuk është marrë vendim përfundimtar.

    Tutje Selimi deklaroi se kjo do të mundësojë që të krijohet një ambient më i pastër, kur dihet se në muajt e dimrit, Prishtina renditet në mesin e vendeve më të ndotura në botë, e njëri nga ndotësit janë edhe veturat.

    “Çdo kush që vjen nga Peja, Gjakova, Klina, Drenica, ka të drejtë dhe mund të hyjë në Prishtinë, vetëm se për këtë duhet ta paguajë taksën e gjelbër, duhet të paguajë 10 euro. Kjo ende nuk është vendosur por është menduar kështu”, theksoi Selimi./

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Profesori i Shkencave Juridike, Kadri Kryeziu, për FrontOnline thotë se Asociacioni nuk është diçka pozitive dhe për këtë nuk po përmendet në...
    Lajme16 Janar 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të mërkurën se dy shtete të tjera pritet të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, raporton...
    Lajme16 Janar 2025
    Studentët në Serbi u distancuan nga organizatat ekstremiste, që u shfaqën në një protestë para Gjykatës Kushtetuese në Beograd, në fund të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....
    Sport15 Janar 2025
    Arsenali ka arritur fitore ndaj Tottenhamit në derbin e Londrës, të zhvilluar të mërkurën në "Emirates Stadium", duke përmbysur rezultatin nga 0-1 në 2-1 dhe...
    Vip15 Janar 2025
    Ka agravuar debati mes Xuxit dhe Gresës, të cilët eskaluan edhe në ofendime personale. Gresa e quajti Xuxin seksist, ndërsa ai po...
    Vip15 Janar 2025
    Xuxi e ka pasur një bisedë me Drilonin rreth strategjisë brenda shtëpisë më të famshme në vend. Ai e sugjeroi Drilonin që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka thënë se Malisheva përmes tubimit madhështor tregoi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.