×
  • Sport
  • Sport

    Hashani për Superkupën e Kosovës në Turqi: Është sikurse në teatër kur shfaqja bëhet pa publik

    FrontOnline
    09 Janar 2023

    Më në fund është vendosur data se kur do të luhet Superkupa e Kosovës në futboll për vitin 2022. Ballkani si kampion në fuqi i Kosovës do të përballet me fituesin aktual të kupës, Llapin.

    Përderisa dy skuadrat do të zhvillojnë fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, FFK-ja ka vendosur që Superkupa të zhvillohet në qytetin bregdetar turk, shkruan FrontOnline.

    Kësisoj është vendosur që më 21 janar të këtij viti dy skuadrat kosovare të zhvillojnë finalen e Superkupës së Kosovës.

    “KE vendosi pas konsultimeve me kampionin e Kosovës “FC Ballkani” dhe fituesin e Kupës e Kupës së Kosovës FC ”Llapi” dhe pasi këto klube gjenden përgatitje në Antalia të Turqisë, që ndeshja e Superkupës të zhvillohet në Antalia më 21 janar 2023”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

    Zbehet rëndësia e Superkupës së Kosovës, edhe sivjet luhet pa “shpirt”

    Kujtojmë që për herë të parë finalja e Superkupës së Kosovës në Antalia ishte zhvilluar dy vite më parë mes Prishtinës dhe Dritës.

    Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Erdin Hashani e ka komentuar vendimin që edhe sivjet Superkupa e Kosovës të luhet në Antalia të Turqisë.

    Hashani që së fundmi ishte trajner te Vjosa e Shtimes ka deklaruar se është arsyeshme që kjo ndeshje të luhet në Turqi.

    “Meqenëse të gjitha skuadrat e Superligës po e bëjnë fazën përgatitore në Antalia, është edhe e arsyeshme që Superkupën ta luajnë atje pasi siç dihet Superkupa luhet para kampionatit. Shumica e shteteve në Evropë këtë gjë po e bëjnë që Superkupën ta luajnë në një shtet tjetër. Por, për dallim nga ne, ata fitojnë të ardhura të mëdha kur e bëjnë këtë”, ka deklaruar fillimisht Hashani, duke komentuar mungesën e tifozëve:

    No photo description available.

    “Kjo ndeshje po luhet pa praninë e tifozëve, andaj ndoshta është pak hendikep edhe për futbollistët sepse ndryshe një ndeshje është motivi për futbollistët kur ka tifozë dhe kur nuk ka. Është sikurse në teatër kur bën shfaqje dhe ke ke publik dhe kur nuk ke. Motivi është shumë ndryshe, dhe ky ndoshta është hendikepi i vetëm”.

    Tutje, ai foli për kushtet në bregdetin turk, si dhe “zbehjen” e këtij kompeticioni.

    “Sa i përket kushteve, me siguri janë më të mira se këtu për këtë kohë. Por, sikurse është zbehur pak më duket mua kjo puna e Superkupës pasi nuk e ka atë ndikimin prej se jemi pranuar në FIFA dhe UEFA pasi koncentrimi po është te pozitat që dërgojnë në Evropë. Sa e mbaj mend unë, asnjë skuadër që e ka fituar Superkupën, nuk është bërë kampione”, deklaroi të hënën për FrontOnline Erdin Hashani./FrontOnline/

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Sport17 Maj 2024
    Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën preliminare, ku ka ftuar plotë 38 futbollistë, për të pasur një pasqyrë më të qartë kur...
    Sport16 Maj 2024
    Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Koeman e ka emëruar skuadrën e saj për EURO 2024 të kësaj vere. Jemi...
    Sport16 Maj 2024
    Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve për EURO 2024, duke qenë një nga favoritët kryesor për të shkuar deri...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, është bërë bashkë me miq nga Kosova, përfaqësues të shoqërisë civile e diplomatë të shumtë...
    Lajme17 Maj 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar nëpërmes  një statusi, duke komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me...
    Lajme17 Maj 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), përshkruan situatën në lidhje me plotësimin e Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës...
    Lajme17 Maj 2024
    Një person është arrestuar në Gjilan pasi siç bën të ditur policia në raport, ishte arratisur nga burgu. “Më 16.05.2024 njësitet policore...
    Lajme17 Maj 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me kryeministrin Albin Kurti në samitin e mbajtur në...
    Lajme17 Maj 2024
    Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Përëndimor, Gabriel Escobar, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.