×
  • Sport
  • Sport

    Zbehet rëndësia e Superkupës së Kosovës, edhe sivjet luhet pa “shpirt”

    Meriton Bytyqi
    09 Janar 2023

    Edhe sivjet, finalja e Superkupës së Kosovës në futboll do të zhvillohet në Antalia të Turqisë. Sikurse vitin e kaluar, FFK-ja ka caktuar tokën turke për ndeshjen në fjalë. Si Ballkani, ashtu edhe Llapi do ta kërkojnë këtë trofe pa praninë e tifozëve të tyre. Njohësit e futbollit, Erdin Hashani dhe Genc Sermaxhaj kanë deklaruar se është “zbehur” një kompeticion i tillë dhe se kjo ndeshje do të ishte më mirë të luhej në Prishtinë, raporton FrontOnline.

    Më në fund është vendosur data se kur do të luhet Superkupa e Kosovës në futboll për vitin 2022. Ballkani si kampion në fuqi i Kosovës do të përballet me fituesin aktual të kupës, Llapin.

    Përderisa dy skuadrat do të zhvillojnë fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, FFK-ja ka vendosur që Superkupa të zhvillohet në qytetin bregdetar turk.

    Kësisoj është vendosur që më 21 janar të këtij viti dy skuadrat kosovare të zhvillojnë finalen e Superkupës së Kosovës.

    “KE vendosi pas konsultimeve me kampionin e Kosovës “FC Ballkani” dhe fituesin e Kupës e Kupës së Kosovës FC ”Llapi” dhe pasi këto klube gjenden përgatitje në Antalia të Turqisë, që ndeshja e Superkupës të zhvillohet në Antalia më 21 janar 2023”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

    Kujtojmë që për herë të parë finalja e Superkupës së Kosovës në Antalia ishte zhvilluar dy vite më parë mes Prishtinës dhe Dritës.

    Hashani: Është sikurse në teatër kur shfaqja bëhet pa publik

    Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Erdin Hashani e ka komentuar vendimin që edhe sivjet Superkupa e Kosovës të luhet në Antalia të Turqisë.

    Hashani që së fundmi ishte trajner te Vjosa e Shtimes ka deklaruar se është arsyeshme që kjo ndeshje të luhet në Turqi.

    “Meqenëse të gjitha skuadrat e Superligës po e bëjnë fazën përgatitore në Antalia, është edhe e arsyeshme që Superkupën ta luajnë atje pasi siç dihet Superkupa luhet para kampionatit. Shumica e shteteve në Evropë këtë gjë po e bëjnë që Superkupën ta luajnë në një shtet tjetër. Por, për dallim nga ne, ata fitojnë të ardhura të mëdha kur e bëjnë këtë”, ka deklaruar fillimisht Hashani, duke komentuar mungesën e tifozëve:

    Erdin Hashani përmend faktorët që e shpallën Prishtinën kampione - KOHA.net

    “Kjo ndeshje po luhet pa praninë e tifozëve, andaj ndoshta është pak hendikep edhe për futbollistët sepse ndryshe një ndeshje është motivi për futbollistët kur ka tifozë dhe kur nuk ka. Është sikurse në teatër kur bën shfaqje dhe ke ke publik dhe kur nuk ke. Motivi është shumë ndryshe, dhe ky ndoshta është hendikepi i vetëm”.

    Tutje, ai foli për kushtet në bregdetin turk, si dhe “zbehjen” e këtij kompeticioni.

    “Sa i përket kushteve, me siguri janë më të mira se këtu për këtë kohë. Por, sikurse është zbehur pak më duket mua kjo puna e Superkupës pasi nuk e ka atë ndikimin prej se jemi pranuar në FIFA dhe UEFA pasi koncentrimi po është te pozitat që dërgojnë në Evropë. Sa e mbaj mend unë, asnjë skuadër që e ka fituar Superkupën, nuk është bërë kampione”, deklaroi të hënën për FrontOnline Erdin Hashani.

    “Do të ishte më mirë të luhej në Prishtinë”

    Ish-futbollisti i njohur dhe trajneri i futbollit, Genc Sermaxhaj ka thënë se kjo garë do të duhej të luhej në kryeqytet.

    “Finalja e Superkupës edhe më parë u zhvillua në Antalia, por nuk doli aq bukur sa e kishin menduar. Mbase do të ishte më mirë të luhej në Prishtinë në prani të tifozëve që mbështesin skuadrat e tyre dhe të krijojnë një ambient të këndshëm sportiv”, tha Sermaxhaj për FrontOnline.

    Sipas tij, nëse kjo bëhet me qëllim që skuadrat të jenë pranë menaxherëve turq, atëherë kjo është gabim.

    Sermaxhaj: Ky është ekipi më i mirë i mundshëm i Kosovës - Bota Sot

    “Nuk e di pse në Antalia! Nëse mendojnë se janë pranë menaxherëve turq, atëherë ky është mendim i gabuar pasi ndeshja mund të përcjellet edhe përmes ekraneve televizive nëse ka ndonjë interesim për ndonjë futbollistë”, theksoi ai.

    Për fund, ai thotë se ndeshjet e rëndësishme është më mirë të luhen në vendin tonë.

    “Andaj, finalet dhe ndeshjet e rëndësishme vendore është mirë të luhen brenda shtetit tonë dhe pranë tifozëve tanë”, potencoi Genc Sermaxhaj./FrontOnline/

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Sport16 Maj 2024
    Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Koeman e ka emëruar skuadrën e saj për EURO 2024 të kësaj vere. Jemi...
    Sport16 Maj 2024
    Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve për EURO 2024, duke qenë një nga favoritët kryesor për të shkuar deri...
    Sport16 Maj 2024
    Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është dënuar me dy ndeshje pas finales së Kupës së Italisë dhe është gjobitur me 5000 euro...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Zyrtarë të lartë e figura të fuqishme të PDK-së kanë folur për FrontOnline lidhur me darkën e fundit mes kryeministrit Albin Kurti...
    Lajme17 Maj 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku Kosova deri më tani nuk është rend dite....
    Lajme17 Maj 2024
    Sot është një ditë e veçantë për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo sot feston ditëlindjen e 42-të. Osmani u zgjodh si...
    Lajme17 Maj 2024
    Ngjarjet e datës 17 maj 2024: Komisioni për Administratë Publike mban dëgjim publik për ndryshim-plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë. (Kuvendi i...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, për FrontOnline, ka deklaruar se është përkrahës i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit...
    Lajme17 Maj 2024
    Muhaxheri njofton për vdekjen e një zyrtari të komunës: Peja sot ka humbur një zyrtar dhe një koleg të vyer Kryetari i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.