Kamala Harris ka mbajtur një fjalim, pasi humbi zgjedhjet e 5 nëntorit dhe uroi rivalin Donald Trump për fitoren.
Zëvendëspresidentja, u prit me duartrokitje të zhurmshme, iu drejtua mbështetësve të saj. Ndër tjerash ajo tha se do të vazhdojë të luftojë për bindjet e saj duke përfshirë të drejtave e grave.
“Zemra ime është plot sot,” tha Harris, duke filluar fjalimin e saj. “Plot mirënjohje për besimin që më keni dhënë, plot dashuri për vendin tonë dhe plot vendosmëri”.
“Drita e premtimit të Amerikës do të jetë gjithmonë për sa kohë që ne nuk dorëzohemi kurrë dhe për sa kohë që vazhdojmë të luftojmë”, shton ajo.
Ajo falënderon ekipin e saj, vullnetarët që dhanë “aq shumë nga vetja”, punonjësit e sondazhit dhe zyrtarët e zgjedhjeve lokale.
“Jam shumë krenare për garën që vrapuam dhe mënyrën se si e zhvilluam atë”.
“Amerikanët kanë më shumë të përbashkëta sesa ato që na ndan”, tha Harris. /Gazeta Express