Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, një pjesë të ditës së sotme, ia ka kushtuar një vizitë të rëndësishme.
Ai pasditen e kësaj të diele, e kaloi tek kompleksi i vjetër i varrezave të hebrenjëve në Kosovë.
I njëjti përmes disa imazheve dhe një mbishkrimi ka thënë se ky kompleks që ruhet dhe mirëmbahet nga populli ynë, veçse e forcon lidhjen dhe njohjen dhe Izraelin.
” Se shqiptarët kanë treguar kujdes të veçantë për hebrenjtë, e dëshmon edhe ky kompleks i vjetër me varret e tyre, që ruhet dhe mirëmbahet nga populli ynë. Njohja nga Izraeli vetëm sa e forcon këtë lidhje”, shkruan Haradinaj.