×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Virusi ekziston, mos e injoroni

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Ish-kryeministri Ramush Haradinaj i ka uruar shërim të shpejtë kryetarit të LDK’së Isa Mustafa, i cili njoftoi sot se është infektuar me koronavirus.

    Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haradinaj u ka apeluar qytetarëve që të respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga Covid-19.

    Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

    Të dashur qytetarë,

    Sot mësova se edhe ish Kryeministri Isa Mustafa, është prekur nga koronavirusi. Përderisa ndodhemi në një situatë mjaft të vështirë të përballjes me valën e dytë të pandemisë, apeloj që të gjithë të jemi të kujdesshëm, të ruajmë veten dhe të tjerët.

    Virusi ekziston. Nuk duhet ta injorojmë. Nëse që të gjithë ballafaqohemi me të, sipas udhëzimeve, atëherë do e mposhtim, pa pasur nevojë për masa më të ashpra që do e dëmtojnë ekonominë tonë.

    I uroj shërim të shpejtë ish Kryeministrit Mustafa dhe të gjithë atyre që janë duke u përballur me këtë virus.

    Bashkëndjej me të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre.

    Falënderoj të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm, por në veçanti ata që janë në vijën e parë të përballjes me pandeminë, institucionet shtetërore, mjekët dhe stafin mbështetës, si dhe vullnetarët.

    RH

    Nga Rubrika
    Kronika14 Gusht 2025
    Katër persona janë raportuar si të zhdukur në Kosovë gjatë ditëve të fundit. Rasti i parë është në Nashec të Prizrenit, ku...
    Lajme14 Gusht 2025
    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme...
    Kronika14 Gusht 2025
    Një grua nga Gjilani ka vdekur derisa kishte qenë duke marrë tretman mjekësor në QKUK dje rreth orës 01:45. Policia tha se...
    Të tjera
    Kronika14 Gusht 2025
    Në dy raste të ndara në Ferizaj, policia ka ndërhyrë dhe ka sekuestruar dy armë zjarri. Përmes njoftimit për media, thuhet se...
    Vip14 Gusht 2025
    Gjykata Themelore në Gjilan, departamenti i përgjithshëm ka lëshuar urdhërarrest dhe letër rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit. Kjo është konfirmuar nga Gjykata...
    Sport14 Gusht 2025
    Drita do të përballet sonte në sfidën e dytë të raundit të tretë kualifikues të UEFA Europa League kundër Steaua të Bukureshtetit...
    Lajme14 Gusht 2025
    Të mërkurën në mesnatë është përmbyllur afati për aplikim të subjekteve politike dhe për dorëzimin e listës me emrat e kanidatëve që...
    Lajme14 Gusht 2025
    Profesori i ekonomisë, Shkumbin Misini, në një prononcim për FrontOnline ka komentuar  shpenzimet mbi 1.6 milionë euro për blerjen e veturave nga...
    Lajme14 Gusht 2025
    Kenan Gashi, përfaqësues i shoqërisë civile, në një prononcim për FrontOnline ka reaguar ndaj shpenzimeve të Presidencës, Kuvendit dhe disa ministrive për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.