×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj-Stublla: Me Kroacinë mike në krah, rrugëtimi euro-atlantik është shteg më i sigurt

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e Kroacisë, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Gordan Grlić Radman.

    Sipas komunikatës ministrore, kryediplomatja Haradinaj-Stublla ka vlerësuar lart angazhimin e Kroacisë për Kosovën.

    “Kroacia ka qenë gjithmonë shtyllë përkrahjeje dhe miqësie për Kosovën. Me kombin kroat na lidhë historia, e tashmja dhe ardhmja. Kur Kroacia ka qëndruar e fortë, edhe ne kemi qenë më të fortë”, ka deklaruar ministrja Haradinaj-Stublla.

    Duke kujtuar rrugëtimin e Kroacisë në strukturat euro-atlantike kryedipolmatja Haradinaj-Stublla është shprehur se ky proces mund të shërbej si mostër për Republikën e Kosovës.

    “Rrugëtimi euro-atlantik i Kroacisë, ka qenë dhe është udhërrëfyes për Kosovën. Me Kroacinë mike në krah, ky shteg është më i sigurt”, është shprehur ministrja Haradinaj-Stublla.

    Me këtë rast kryediplomatja Haradinaj-Stublla ka uruar homologun e saj kroat për fitoren e zgjedhjeve së cilës i takon ai (HDZ).

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Arton Muhaxhiri, për FrontOnline thotë se rritja prej 15% e rrymës do të jetë goditje e rëndë...
    Lajme18 Mars 2025
    Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave të Posaçme, që e refuzuan kërkesën e ish-presidentit...
    Lajme18 Mars 2025
    Agim Shahini nga Agjencia Kosovare e Bizneseve, për FrontOnline shprehet se me rritjen e rrymës prej 15%, Kosova do të bëhet kampione...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Sot nga ora 09:00-12:00 në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj është organizuar të mbahet homazh pranë arkivolit të Haxhi Thaçit, babait të...
    Lajme18 Mars 2025
    Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka njoftuar se po planifikon një rritje prej 15% të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Policia kundër trazirave në Serbi u kundërpërgjigj mbrëmë dhe filloi të rrahë disa studentë të Novi Sadit të cilët kanë bllokuar të...
    Kronika18 Mars 2025
    Po dalin detaje të reja nga grabitja e armatosur që ndodhi dje në afërsi të Qendrës Tregtare “Albi Mall”. Disa grabitës të...
    Lajme18 Mars 2025
    Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu, kryesisht në disa...
    Lajme17 Mars 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Specialja nuk i lejoi ish-presidentit Thaçi që të marrë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.