Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj – Stublla sot zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e saj jordanez Ayman Al Safadi.
Ajo me këtë rast tha se marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërshtetërore duhet të dinamizohen në bashkëpunim edhe më të thellë, në aspektin politik dhe ekonomik.
“E falënderova homologun Al Safadi për përkrahjen e vazhdueshme që Jordania i ka dhënë Kosovës në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetësisë sonë, si dhe për donacionin gjeneroz dhënë Kosovës, për të ndihmuar luftën anti-COVID-19”, tha ministrja Haradinaj – Stublla.