
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka shkuar sot për t’i shprehur ngushëllime familjes së Osman Zhitisë për ndarjen nga jeta të birit të tyre, Sylës.
Haradinaj e ka vlerësuar Sylë Zhitinë, duke thënë se ai ishte veprimtar i shquar dhe zyrtar i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes.
“Vizitë ngushëlluese në familjen atdhetare të Osman Zhitisë, për të ndarë dhembjen e kalimit në amshim të birit të tij, Sylës, veprimtarit të shquar dhe zyrtarit të lartë në Ministrinë e Mbrojtjes”.
Kreu i AAK-së shtoi se Osman Zhitia ia fali njërin prej bijve më të mëdhej e të devotshëm të Atdheun, heroin Afrim Zhitia.
“Baca Osman, djemtë e tij i rriti në frymë të lartë patriotike dhe luftës për liri e çlirim, ia fali njërin prej bijve më të mëdhenj e më të devotshëm të Atdheut, Heroin e Kombit, Afrim Zhitinë”.
Sylë Zhitia vdiq në mëngjesin e 17 majit, si pasojë e një problemi kardiovaskular.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1786310154826724